FB

December 10, 2022 | 9:08

Gratë që hezitojnë të duan: Ja se çfarë duhet të dini vërtetë

Ka shumë gra që e konsiderojnë dashurinë një punë të përditshme dhe mendojnë ta zëvendësojnë atë me kënaqësi apo praktika të tjera shpirtërore. Mirëpo, këto janë “kompensime të përkohshme”, të cilat në fund sjellin vetëm hidhërim.

Shpesh pas zhgënjimeve, dashurive që përfunduan keq, dështimeve në çift ne shtyhemi të tërhiqemi në vetvete, duke mos gjetur më interes për një person tjetër.

Femra të cilat janë të rehatshme me marrëdhënie të shpejta, ku seksi është i lidhur me kënaqësinë dhe momentin dhe shpeshherë të ndara nga dashuria. Këto janë femra të përqendruara te vetja, të cilat praktikojnë teknikën në vend që të shkëmbejnë emocione, të ndërtojnë një marrëdhënie apo një projekt të përbashkët. Gra të bukura, në karrierë , të këndshme dhe madje brilante që janë “penguar” në rrugën e dashurisë dhe ju në mendje ju ka ngelur ideja se ato kurrë nuk do të dashurohen përsëri.Disa gra të cilat nuk e kanë përjetuar akoma se çfarë është dashuria e vërtetë janë të bindura se nëse vërtet duhet të biesh në dashuri, duhet të presësh njeriun e duhur.

Kompensimi

Këto gra shpesh zgjedhin dhe mendojnë se preferojnë aktivitete të tjera në vend të marrëdhënies; ka nga ato që janë të përkushtuar vazhdimisht për t’u kujdesur për trupin e tyre me palestër dhe qëndra bukurie, nga ato që  i përkushtohen shumë punës, nga ata që i përkushtohen ushqimit për të kompensuar mangësitë e tjera. Janë të gjitha gjëra të drejta, për sa kohë që bëhen të alternuara, sepse ,mënyrat obsesive janë thjesht ndalesa të përkohshme për diçka tjetër.

Fillimi i dashurisë përsëri

Mes një marrëdhënieje dhe një tjetër boshllëku zgjerohet gjithnjë e më shumë: mundësitë mungojnë, njeriu bëhet dembel, njeriu është i ngopur dhe i lodhur. Sa më pak të puthni, përkëdhelni, prekni, aq më pak keni nevojë për të dhe mësoheni me kontaktin fizik. Kështu që është e vështirë të fillosh nga e para të pajtohesh sërish me impulset, trupin, intimitetin dhe modestinë.

Seksi është instinkt, hormone, por edhe sjellje; është si të vozitësh përsëri pas vitesh: kërkohet një periudhë pushimi.

Zgjidhjet

Zgjidhja e parë është të jesh i sinqertë me veten , të pranosh nëse pas gjithë aktiviteteve të shumta që i kushtohemi, ndoshta fshihemi nevoja të tjera. Duhet të punosh me veten dhe të pyesësh veten: çfarë po bëj gabim nëse nuk ndez kurrë shkëndijen për lindjen e një lidhjeje? Dhe mos thoni “nuk ka më burra që ia vlejnë”. Ne gjithashtu mësojmë të njohim të metat tona dhe përpiqemi të jemi më të gatshëm t’i heqim dorë.

 

 

 

Burimi/Amando.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top