Në fokus

January 26, 2018 | 14:55

Gripi dhe fruthi, ISHP: 14 mijë persona të prekur nga viruset A dhe B, nuk ka vend për panik

Nga Manjola Hasa

Nuk ka epidemi gripale. Këtë e vërtetojnë ekspertët e shëndetit publik në vend. Sipas shifrave të publikuara, bëhet fjalë për 14 mijë persona të prekur nga viruset gripale, ku 27 prej tyre janë shfaqur me fruth. Që të quhet epidemi numri i rasteve duhet të kalojë 17 mijë të prekur, thonë të njëjtat burime.

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon qytetarët të mos neglizhojnë simptomat dhe të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes.

pediatria_tirane14 mijë persona rezultojnë të prekur në të gjithë vendin nga viruset gripale të tipit A dhe B të cilët qarkullojnë në Shqipëri. Krahasuar me dy jave më parë, statistika e të prekurve është rritur me 1000 raste, por mjekët thonë se vendi është ende larg epidemisë gripale.

Artan Simaku, epidemiolog ISHP

Artan Simaku, epidemiolog ISHP

Sipas epidemiologut Artan Simaku, “aktualisht janë rreth 14 mijë raste në javë. Jemi shumë larg pragut epidemik, pra nuk ka vend për panik. Kemi hyrë në fazën e aktivitetit sezonal stinor normal. Mbi 17 mijë raste mund të themi që jemi afër pragut dhe afër epidemisë”.

Epidemiologu në ISHP Artan Simaku i bëri thirrje qytetarëve që me shfaqen e simptomave si temperaturë, gjendje dobësie, dhimbje fyti të kontaktojnë me mjekun e familjes. “Të evitojnë shkuarjen direkt në urgjencë, duke krijuar mbipopullim në urgjencë dhe nuk duhet të paraqiten në farmaci për të marrë një medikament vetë, sepse ndërkohë që presin të bëhen më mirë, instalohen komplikacionet dhe kërkohet edhe shtrimi në spital”.

Por, përveç situatës gripale, vijon të rritet numri i rasteve të prekur nga fruthi. ISHP raporton zyrtarisht për 27 persona të prekur, të konfirmuar nga mostrat e analizuara ndërsa rastet e dyshimit janë më të shumta.

Burimi OraNews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top