T’i japësh makinës i sëmurë me të ftohtë apo me grip provokon një sërë shpërqendrimesh dhe pakujdesish, të cilat krahasohen me ato efekte të një njeriu që ka pirë dy dopio whisky.
Në këtë përfundim kanë arritur teknikët e kompanisë britanike të sigurimit “Lloyds TSB Insurance”. Në veçanti, sëmundja e të ftohtit zgjat kohën e reagimit dhe hapësirën e frenimit (për shembull: 13 metra në vend të 12 metrave në shpejtësinë 50 kilometra në orë).
Sipas kompanisë, çdo vit 125 mijë aksidente rrugore në Britaninë e Madhe janë “të padënueshme” për shkak se shoferët janë të sëmurë me bronkopneumoni ose ftohje. Për këtë arsye kompania sugjeron se nëse keni shumë kollë, mos i jepni makinës, në mënyrë që të shpëtoni jetën dhe lëndimet.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.