Mirëqenie

October 14, 2020 | 8:16

Mia Clinic / Pasioni për mjekësinë e mirë!

Në fillim është shëndeti, pastaj vijnë të tjerat. Ky është postulati i ditëve të sotme, dhe jo vetëm. Por që të bësh një jetë të shëndetshme, të duhet të jesh vazhdimisht i mbikëqyrur nga syri i mjekut. Ç’është e vërteta në ditët e sotme vetëm syri është i pamjaftueshëm, por teknologjia bën të mundur skanimin e gjithçkaje në trupin tonë. Dhe që të mos bëhesh një ditë i sëmurë kronik, duhet luftuar për parandalimin e tyre.

Në klinikën “Mia”, gjen konsultë mjekësore që prej javës së parë të lindjes e në të gjitha moshat e mëpasme. Në Mia Clinic do të gjeni një ambient miqësor, ku shërbimet marrin vlerën e kënaqësisë në fund të vizitave.

MIA Clinic, poliklinikë e standardeve perëndimore

MIA Clinic ofron një gamë shërbimesh mjekësore, si shërbim pediatrik, shërbim të shëndetit mendor për fëmijë e të rritur, shërbim neurologjik, endokrinologjik, alergologjik, nefrologjik, onkologjik, psikologjik. Po ashtu në Mia Clinic kryhen ekografi dhe teste neurofiziologjike, që përfshijnë: Elektroencefalogram (EEG); EEG rutinë; EEG e zgjatur; dhe ekzaminimi laboratorike të një spektri të gjerë. Vizita mjekësore në banesë është një nga shërbimet e Mia Clinic së bashku me shërbimin infermieror për marrjen e analizave dhe aplikimin e terapive të ndryshme.

Një ndër risitë e klinikës është konsulta online për disa nga shërbimet, duke lehtësuar konsultën mjekësore për pacientët që ndodhen larg Shqipërisë ose në pamundësi për të lëvizur. Përvoja e ekipit të klinikës, e kombinuar me testet e shpejta të laboratorit dhe ato imazherike, siguron një shërbim cilësor në diagnostikim e trajtim. Bashkëpunimi me fizioterapistët, specialistët logopedë, nutricionistët dhe neuropsikiatrët, ndihmon për të siguruar rezultate më të mira për pacientin. MIA Clinic ka në fokus zhvillimin e aktiviteteve edukative-mjekësore nëpërmjet seminareve dhe trajnimeve për staf mjekësor dhe/ose të sëmurë e familjarë. Qëllimi është ofrimi i informacionit mjekësor, modeleve të trajtimit, çështje të menaxhimit të të sëmurit në tërësi, ndërgjegjësimi i tyre dhe i familjarëve të tyre në lidhje me sëmundjet dhe shëndetin.

Mia Clinic është krijuar nga mjekë me eksperiencë të gjatë, të cilët janë certifikuar nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare të fushës. Misioni i Mia Clinic është të jetë e përqendruar te pacienti, jo vetëm te sëmundja.

Fëmijët, ‘thembra e Akilit’ e MIA Clinic

Kujdesi ndaj fëmijëve është menduar si një mision për të ofruar shërbim pediatrik me profesionalizëm të lartë për të gjitha etapat e jetës që nga i porsalinduri, foshnja, fëmija i vogël dhe më i madh, e deri tek adoleshentët. Në çdo vizitë të fëmijës, një vëmendje të posaçme Mia Clinic i jep ushqyerjes: nutricioni i 1000 ditëve të para (që nga konceptimi deri 24-muajsh) ka rëndësi për programimin metabolik te fëmija. Ushqyerja e shëndetshme e nënës dhe situata nutricionale e saj gjatë shtatzënisë e ndjekur nga ushqyerja e duhur e bebit të sapolindur e në vazhdim, për zhvillim optimal e jetë të gjatë.

Gjithashtu, në Mia Clinic mjekët ofrojnë kujdes mjekësor ndaj gjendjeve kronike si: sëmundja celiake, diarretë kronike, sëmundja nga refluksigastroezofageal, obeziteti, prapambetja në rritjen trupore, probleme të ushqyerjes, apo çrregullimi i pamjaftueshëmrisë së vëmendjes me hiperaktivitet (ADHD) ose probleme të rëndësishme të sjelljes dhe të zhvillimit global.

Mia Clinic ka në parim të punës që të kontribuojë për parandalimin e sëmundjeve, e kështu ky proces fillon që me kujdesin prenatal, ku prindërit njihen paraprakisht me pediatrin e fëmijës së tyre dhe diskutojnë me të pyetjet që mund të lindin në ditët e fundit të shtatzënisë. Një ndër hapat e parë për një fëmijëri të shëndetshme është depistimi neonatal për sëmundjet e lindura më të shpeshta, të cilat nëse diagnostikohen me vonesë mund të sjellin pasoja të rënda për shëndetin, jo vetëm fizik, por edhe mendor. Sëmundjet që ekzaminohen në një neonat, duke i marrë ca pika gjaku nga thembra e bebit, që përbëjnë një panel prej 50 sëmundjesh.

Edhe bebet e shëndetshme shkojnë te doktori!

Në përputhje me udhëzimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë rekomandohet që bebet të vlerësohen në javën e parë, në javën e dytë pas lindjes e më pas në muajt 1, 2, 4, 6, 9, 12, 15, 18, 24 dhe 30 muajsh, sepse dy vitet e para janë thelbësore në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës dhe mjeku duhet të monitorojë këtë progres. Më pas rekomandohen konsulta vjetore për fëmijët nga 3 deri në 18 vjeç.

Kontrollet periodike që kryehen në Mia Clinic kanë elementë të tjerë që vlerësohen sipas stadit të zhvillimit p.sh., në muajin e katërt vlerësimin e hematokritit dhe hemoglobinës për të kapur anemi të mundshme, në 6-muajsh vlerësohet për herë të parë shëndeti oral, në 9-muajsh kryhet vlerësim zhvillimi (për të hulumtuar mbi shenjat e hershme të autizmit) apo në 18-muajsh një vlerësim i plotë mbi çrregullimet e spektrit autik, e kështu me radhë.

Te Mia Clinic ka rëndësi që fëmija ta përjetojë eksperiencën e vizitës pa frikë apo ngarkesë të shtuar emocionale. Fëmijëve te MIA u jepet një libër personal me të gjithë rekordet mjekësore dhe të zhvillimit, kështu ata bëhen pjesë e shërbimit SuperMIA.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top