Marrëdhënie

September 29, 2018 | 8:40

Gruaja dhe dashuria pas të 40-ve, shtëpia e tyre e vërtetë nuk është askund afër botës, por brenda vetes!

“Kur një grua merr vendimin të braktisë vuajtjen, gënjeshtra është dorëzuar. Kur një grua thotë nga thellësia e zemrës: ‘Mjaft më’. As mijëra ushtrime të egos, në të gjitha kurthet e iluzionit mundet ta trajtojnë nga kërkimi i të vërtetës personale.

Në këtë moment, hapen dyert e SHPIRTIT të saj dhe nis një proces shërimi. Ky proces do ta rikthejë pak nga pak në veten e saj, në jetën e vërtetë. Askush nuk ka thënë që kjo rrugë është e lehtë, por është RRUGË. Ky vendim në vetvete, hap një linjë të drejtpërdrejtë me natyrën e saj të brishtë dhe që prej aty nis mrekullia e vërtetë”. Gra që vrapojnë me ujqërit.  Clarissa Pinkola-Estés.

3

Mendja dhe shpirti kanë ciklet dhe stinët e tyre që udhëtojnë në gjendje të ndryshme të veprimtarisë dhe vetmisë, të kërkimit dhe të zbulimit, të pushimit, të përkatësisë, e madje edhe të zhdukjes.

Kur një grua është e pjekur, marrëdhëniet me të janë të ndryshme. Edhe lidhja me vetveten merr një hap më tej. Le të themi që se rreth moshës 40 vjeç, kur një grua ndjen nevojën që nuk mund ta injorojë: atë të kthimit në vetvete. Kjo është pika emocionale në të cilën mësojmë të vlerësojmë kujtimet tona në kohën e duhur, për të kërcyer dhe për t’u qetësuar me ta.

Është momenti kur njeriu e do shpirtin më shumë se gabimet. Nga kjo epokë, duke dashur të ngjashmit tanë, zbulojmë një zemër të qetë me gjak të ndezur, që na ndihmon të kuptojmë se çfarë lloj krijesash jemi, me forcën dhe dobësitë tona. Të gjithë i kemi të dyja dhe nuk është gjë e keqe.

Kthimi i shpirtit do të thotë të bëhemi të vetëdijshëm për gjithçka që na ka ndodhur në jetën tonë të brendshme dhe zgjidhjen e konflikteve të krijuara në ciklet para pjekurisë.

2Dashuria e matur

Dashuri e matur do të thotë bashkim në kushtet e ruajtjes së integritetit, dhe individualitetit të dikujt. – Erich Fromm

Nuk është e lehtë të piqesh në dashuri, por atëherë kur ia arrin, lind një ndjenjë e fortë dashurie për veten, bazuar në dinjitetin dhe respektin. Këto vlera, nisur na njëfarë moshe dhe nga përjetimet, ndikojnë në afeksionet tona.

Një grua e matur shkon përtej aftësive për të dashuruar, kur kupton që përsosmëria e të ndjerit i huaj, ajo përmblidhet në mënyrën se si mendon për veten dhe ndryshimet e veta.

Me kalimin e kohës, bota femërore rrezaton një pastërti të kërcënuar nga një shoqëri e korruptuar, që i ngacmon gratë të kërkojnë strehim në vetvete, jo për të ikur, kur diçka bëhet e vështirë, por për ta përballuar atë.

Ato e kuptojnë, që shtëpia e tyre e vërtetë nuk është askund afër botës, por brenda vetes. Në njëfarë mënyre, dashuria e matur është pasojë e një procesi individualizimi që mund të jetë shumë i dhimbshëm.

Për dikë, ajo arrin herët, e për disa të tjera më vonë, por për të gjitha, dashuria e matur paraprihet nga disa vite çmendurie dhe ikjes së identitetit të saj emocional, kjo “jo për të ditur se ku dhe cili është vendi i saj në botë” që të gjithë e njohim.

4

Natyrshmërisht, për të mos i kushtuar vëmendje apo për injorancë, procesi i maturisë na vjedh një lëkurë që na mbështjell, të cilën besonim se ishte e jona dhe për të cilën kemi kapur forcën tonë.

Kjo vuajtje nga humbja e lëkurës së saj, e bën gruan të jetojë për një kohë të gjatë me një pjesë jo të plotë, gjë që e ndihmon ta bëjë më të fortë rreshtimin e vërtetë emocional të saj.

Kjo do të thotë se kjo dredhi përfaqëson në çdo rast mundësinë për të rimarrë disa thesare të tilla unike dhe personale, si dy shtyllat e lirisë emocionale: vendosmëria dhe vetëdashja.

Si rezultat, gruaja arrin një mençuri të madhe, që e bën atë të jetojë dhe të dashurojë në mënyra të ndryshme, unike dhe të jashtëzakonshme. Në njëfarë mënyre, ajo është në gjendje të hidratojë dhe rindërtojë veten, duke u ndjerë plotësisht e përfshirë brenda saj.

Dhe siç thuhet: të gjitha gratë mbajnë një jetë të fshehtë dhe një forcë të fuqishme plot me instinkte të mira, krijimtari dhe mençuri, e cila përmban fuqinë e një territori ende të pashkelur: botën fantastike të psikologjisë femërore.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top