FB

March 23, 2021 | 8:43

Gruaja dinamike respekton veten dhe është e sigurt

Nga Majlinda Cano, Departamenti i të Drejtave të Gruas, Organizata Jeta, dega Selanik

 

Të jesh një grua e fortë, e pavarur, është dëshira e shumë femrave kur rriten. Gruaja e fortë, ajo që ka një personalitet dhe temperament dinamik, nuk është domosdoshmërisht ajo që njihet si e tillë nga shoqëria, por nga ambienti i saj i ngushtë, miqtë, kolegët, partneri i saj.

1

Fatkeqësisht, është një fakt që burrat shmangin gratë dinamike dhe të pavarura, sepse mendojnë se nuk mund t’i menaxhojnë lehtë ato. Ata kanë frikë prej tyre në njëfarë mënyre.

Gruaja dinamike respekton veten dhe është e sigurt.

Ajo nuk do të qëndrojë në një marrëdhënie që nuk e kënaq dhe nuk do të tolerojë sjellje të keqe, sepse ka vetëvlerësim. Kur gjërat në një marrëdhënie nuk kanë më kuptim, atëherë ajo ka guximin të largohet e para.

Gratë shpesh fshehin dinamizmin, por edhe aftësitë e tyre  për të mos u quajtur agresive… Sepse një grua që ndjek dëshirat e saj dhe ato që ajo beson karakterizohen si negative.

Por nuk duhet! Gruaja njeh si funksionojnë gjërat dhe çfarë të tjerët kërkojnë prej saj, por që vendos dhe rregullat për jetën e saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top