Aktualitet

October 6, 2022 | 8:47

Gruaja që mposhti sëmundjen, nëna e tre fëmijëve mesazh grave e vajzave: Mos neglizhoni…

Ishte vetëm 42 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, kur u diagnostikua me kancer të gjirit, gjatë një kontrolli rutinë. Për Majlinda Myzyrin lajmi do të ishte shokues. E ndërsa endej mes mosbesimit, mospranimit dhe frikës, mjekët konstatuan se ndërhyrja kirurgjikale ishte emergjente. 

majlinda

Majlinda Myzyri: Isha në një fazë shumë të acaruar, dhe që nuk e kuptoja fare. Në qoftë se doktorët nuk do të më kishin paralajmëruar, nuk do të isha sot e kësaj dite duke folur me ju.

Për një nënë mendimi i parë janë fëmijët dhe për një fëmijë mendimi i parë është nëna.

Majlinda Myzyri: Mendimi i parë ishte obobo. Mendon për mamin, se babin nuk e kam, si do t’ia bëj me mamin që ajo të përjetojë prapë një dhimbje akoma edhe më të fortë.

Beteja ishte e vështirë, armiku shumë i fortë, por 42-vjeçarja nga Elbasani gjeti aleatë.

Majlinda Myzyri: Unë duhej të përballesha jashtë mase me shumë probleme, por ama, të mos i lija fëmijët vetëm. Kjo ishte gjëja kryesore dhe që mami im të mos përjetonte humbjen e fëmijës së vet. Asnjëherë!

Majlinda e fitoi luftën e saj, tashmë pas 7 vitesh ajo me forcë përcjell mesazhin e mosneglizhencës për gratë e vajzat.

Majlinda Myzyri: Mesazhi im është të mos neglizhoni! Mos neglizhoni absolutisht! Një shenjë të vogël, a diçka, me vrap duhet të shkojmë tek mjeku. Vonesa sjell pasoja shumë fatale. Për një gjë që ti mund ta kalosh shumë shpejt, me një kurë më të vogël, pastaj je e detyruar të bësh kura më të vështira, dhe nuk i dihet absolutisht të del me sukses apo jo. Në urojmë dhe shpresojmë që të më dalin gjithmonë me sukses, por vonesa të sjell pasoja fatale.

 

Burimi Top Channel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top