Mirëqenie

July 9, 2018 | 12:11

Gurët në tëmth, llojet dhe trajtimi i tyre

Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepricë e madhe e kolesterolit në lëngun e tëmthit. Kur njeriu, p.sh., gjatë natës nuk ushqehet, lëngu (vreri) qëndron në qetësi në tëmth. Atëherë kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurë të ngjashëm me gurët e vegjël.

Obeziteti dhe diabeti ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike, fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në ngjyrë jeshile. Nga jashtë ajo mbulohet nga një membranë e hollë, e vendosur poshtë mëlçisë dhe që quhet peritoneum.

Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesteroli); pigmentare (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me rritjen e moshës, rritet përqindja e kolesterolit në gjak. Jeta bëhet me sedentare, pra më me pak lëvizje.

Shumica e gurëve të tëmthit, shpesh të një dimensioni të vogël, nuk japin asnjë shenjë apo simptomë. Pra, është e panevojshme t’i heqësh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar për t’i hequr. Në fakt, këto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione të rënda.

Trajtimi me ilaçe u rekomandohet pacientëve në fazën kur akoma nuk mendohet për operacion, veçanërisht tek të moshuarit. Por megjithatë gjysma e pacientëve të trajtuar kështu kanë pasur përsëritje të gurëve, madje dhe komplikime. Për këtë arsye, në shumicën e rasteve kirurgjia është mjeti më i mirë për t’u shëruar.

Por ka raste që në disa pacientë përdoren dhe rrezet laser. Kjo ka të bëjë me heqjen e gjithë fshikëzës së tëmthit dhe jo vetëm të gurëve. Një kirurg bën 4 prerje për të lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Ndërhyrja fillon me një fryrje të barkut me gaz, që të ngrihet pareti i barkut, në mënyrë që instrumentet brenda të punojnë pa vështirësi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia është gjithnjë e përgjithshme.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top