Gwyneth Paltrow ka zbuluar se ajo “kurrë nuk ka qenë më e lumtur” sesa kur i lejoi vetes të ndërpriste dietën e saj dhe të pinte verë dhe të hante makarona gjatë pushimeve në Itali. Ajo foli sinqerisht për mbajtjen e dietës së saj dhe qasjen ndaj ushqimit.
Në përgjigje të një fansi, i cili pyeti se si Paltrow vazhdon me stilin e saj të shëndetshëm të jetës gjatë pushimeve, ylli i Iron Man tha: “Epo, para së gjithash, më lejoni të filloj duke thënë se shkova në Itali për një javë këtë verë dhe dieta ime u anashkalua krejtësisht. Unë kisha verë, makarona dhe gjithçka që nuk mendoja të kisha dhe ishte e mrekullueshme, pasi kurrë nuk kam qenë më e lumtur”.
Paltrow zbuloi se ajo zakonisht e ka të lehtë të hajë në një “mënyrë mjaft të pastër” gjatë udhëtimit, pasi ajo vuri në dukje se në shumicën e vendeve, mund të marrësh disa perime dhe një copë peshku, ose një lëng të gjelbër”. Sipas aktores, pjesa e vështirë mund të jetë përpjekja për të ngrënë shëndetshëm në një dhomë hoteli, duke shpjeguar se ajo që është e vështirë është të përpiqesh të bësh një smoothie të veçantë, para se të shtonte: “Unë thjesht heq dorë nga ajo”.
“Unë thjesht ndjek parimet e dietës që po përpiqem të ndjek, ose stilin e jetës që po përpiqem të ndjek në këtë moment dhe të mos jem shumë e ashpër me veten në lidhje me rregullat dhe të mos harroj të kënaqem vërtet”, tha ajo. Kjo nuk është hera e parë që 48-vjeçarja ka folur për lehtësimin e kufizimeve të saj tipike dietike, madje ajo zbuloi se gjatë karantinës ajo doli “tërësisht nga binarët” duke pirë çdo ditë dhe duke konsumuar makarona.
“Kam pirë alkool gjatë karantinës”, tha ajo. “Unë pija shtatë net në javë, bëja makarona dhe haja bukë. Dola plotësisht nga binarët”.
Ndërsa Paltrow përpiqet të rregullojë herë pas here dietën e saj, ajo zbuloi se aktualisht po ndjek rreptësisht një dietë Paleo në një përpjekje për të luftuar disa nga simptomat e Covid, siç është inflamacioni. Paltrow gjithashtu vuri në dukje se ajo i do peshqit dhe gjithashtu ha zogj që nuk rriten në fabrikë dhe se ajo ha herë pas here mish lope të ushqyer me bar, pasi e ka shmangur atë për 20 vjet, sepse ajo u këshillua që të trajtonte aneminë.
Sidoqoftë, ndërsa ajo ndjek një dietë kryesisht të përqendruar në perime, fituesja e Oskarit pranoi se nuk e di se çfarë do të thotë fraza “me bazë bimore”.
Në përgjigje të një pyetjeje nëse ajo është me bazë bimore, Paltrow tha: “A mund të diskutojmë frazën me bazë bimore? Unë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë, nëse do të thotë që ju nuk hani mish, apo thjesht po orientoheni më shumë rreth bimëve?”
Burimi / https://www.independent.co.uk/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.