Dëshmi

January 10, 2023 | 10:42

Hailey Bieber flet për problemet e saj shëndetësore: Vuaja nga çrregullimi i stresit…

Hailey Bieber para një viti pësoi një goditje të lehtë në tru. Bashkëshortja e Justin Bieber-it tregoi se kjo i la kujtime shumë të këqija, pasi për një kohë të gjatë jetoi me ankthin se do t’i ndodhte sërish e njëjta gjë.

“Kam luftuar me ankthin për një kohë të gjatë. Kam pasur çrregullime të stresit post-traumatik për shkak të frikës se mos ndodh përsëri. Ishte një ndjenjë që nuk do të doja ta përjetoja më. Ishte kaq e frikshme dhe zemërthyese,” zbuloi ajo në podcastin “Run-Through with Vogue”.

 “Dy herët e para që u ktheva atje, pata një ndjenjë të çuditshme. Papritur të kujtohet saktësisht se si ndodhi gjithçka në atë moment. Por mendoj se e gjithë kjo kishte anën e saj pozitive. Më bëri të zbuloja se kam vrimë në zemrën time”, tha modelja.

Së fundi, partnerja e Justin thekson se tashmë e jeton jetën më të qetë, pa menduar se çfarë mund t’i ndodhë.

 “Mendoj se mund të jetë shumë më keq. Në një moment, gjërat mund të shkojnë keq” tha ajo në një video që postoi në kanalin e saj në YouTube, të titulluar “Telling my story”.

 

 

 

/Panoramaplus.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top