Shfaqja e saj me dhembshuri është hapi i parë për të ringjallur diçka të re nga hiri. Gandi tha: “sy për sy dhe bota verbohet”. Me jo dhunën si sentencë, ky citim kërkon veshë të gatshëm për ta dëgjuar dhe për të kuptuar mesazhin e tij. Paralajmërimi i tij për hakmarrje është i thjeshtë për t’u kuptuar, por i vështirë për t’u zbatuar.
Kur jemi thellësisht të lënduar, ndjejmë dëshirën për t’u hakmarrë. Kur dikush që e duam dhe e vlerësojmë na lëndon, ai mund të lërë një plagë emocionale që digjet nga nxehtësia e fortë dhe që kërkon të shërohet me një plagë tjetër në zemrën e agresorit.
Përballë një plage të thellë emocionale, ne mund të ndiejmë nevojën për t’i shkaktuar personit tjetër dëm të ngjashëm ose më të madh se sa na ka shkaktuar.
Origjina e shprehjes ” sy më sy, dhëmb përdhëmb”
Megjithëse origjina e kësaj shprehjeje nuk është plotësisht e qartë, ne mund ta gjurmojmë atë në dy të tjera të pranishme në Bibël dhe në Kodin e Hamurabit. Në të dy tekstet, kuptimi që i atribuohet dënimit është i njëjtë, pra, se veprat penale dhe dëmet meritojnë kompensim proporcional.
I njohur gjithashtu si ligji i Taglione, që do të thotë identik ose i ngjashëm, ai gjithashtu i referohet nevojës për proporcionalitet midis krimeve dhe dënimeve në mënyrë që drejtësia të vendoset. Megjithatë, pagimi me të njëjtën monedhë garanton vërtet drejtësi apo thjesht ushqen një spirale të palodhur hakmarrjeje?
Hakmarrja: kënaqësi e menjëhershme, pasoja të përhershme
Hakmarrja është një përpjekje e dështuar për të balancuar ekuilibrin, sepse sado ndërhyrje të bëhen, ajo gjithmonë do të mbetet e pabalancuar. I dëmtuari do të ndihet inferior ndaj personit që ka shkaktuar dëmin, ndaj do të përpiqet ta lëndojë atë për të rifituar pozicionin e tij fillestar të ekuilibrit ose për të arritur epërsinë.
Emocioni i parë që shfaqet zakonisht kur hakmerresh është kënaqësia dhe ndjenja se gjithçka ka gjetur ekuilibrin e saj. Megjithatë, kjo ndjenjë zbehet shpejt për t’i lënë vendin ndjenjave të fajit dhe pendimit. Mund të shfaqet gjithashtu një ndjenjë zbrazëtie, si për shembull kur përfundoni një projekt të madh, nëse koha dhe burimet e investuara në planifikimin dhe ekzekutimin e hakmarrjes së lartpërmendur kanë qenë të mëdha. Edhe në mungesë të pendimit pas hakmarrjes, nuk mund të flitet për ekuilibër. Pasojat e hakmarrjes vazhdojnë, dhe efektet e saj mund të reflektohen në kohët e ardhshme, kur dëshira për të lënduar rishfaqet së bashku me trishtimin për dëmin e shkaktuar.
Është e pamundur të parashikojmë të ardhmen dhe të dimë se kush do të na duhet në krahun tonë. Ndoshta ai person që duam të lëndojmë sot do të jetë i rëndësishëm nesër në jetën tonë.
Etja për hakmarrje ulet, por dhimbja e shkaktuar si pasojë e kësaj ndjenje mund të jetë e thellë ose e përhershme.
Hakmarrja e ishullit që nuk ekziston
Kur një person shkruan faqen e parë të librit të hakmarrjes dhe tjetri vazhdon historinë, nuk ka gjasa që një kreshendo të shmanget derisa të arrihet kulmi. Intensiteti i veprimeve të të dy personazheve do të priret të rritet me vazhdimësinë e kapitujve të tregimit. Hakmarrja banon në ishullin që nuk ekziston, ku qëndron i riu, nuk ka rregulla, nuk ka përgjegjësi.
Kur lind një problem midis dy ose më shumë njerëzve, ka disa alternativa: ikni, sulmoni ose gjeni një zgjidhje. Në rast hakmarrjeje, alternativa e zgjedhur është sulmi. Nëse të dy njerëzit vendosin të përdorin të njëjtën strategji, do të ketë një përshkallëzim të konfliktit që shkojë derisa njëra palë të vendosë se tashmë ka humbur shumë në atë betejë.
Botës i mungon dhembshuria dhe një bollëk nderi
Në kulturën e nderit, ku e rëndësishme nuk është dëmi i shkaktuar, por nderi i riparuar, marrëdhëniet vihen në flakë duke djegur të tjerët.
Të ushqyerit e hakmarrjes vetëm me sulme, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të ushqejë flakën e urrejtjes. Shuarja e zjarrit është vetëm hapi i parë që do të lejojë që diçka e re të dalë nga hiri.
Nuk ka drejtësi në hakmarrje, nuk ka dëmshpërblim në sulm.
Përgjigjja ndaj dhimbjes me më shumë dhimbje nuk do ta ndryshojë situatën ose nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
Në shumicën e rasteve, të jesh i guximshëm nuk do të thotë të përgjigjesh më fort se tjetri, por të vendosësh veten në vendin e atyre që kanë lënduar dhe të vendosësh të mos duash që dikush tjetër ta rijetojë atë dhimbje.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi lamenteemeravigliosa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.