Ndjesitë e çuditshme në trup, të tilla sikur diçka zvarritet në lëkurë, dëgjon tinguj si muzikë, hapa, përplasje dritaresh, dyersh, zëra që të flasin/ urdhërojnë, sheh objekte e elementë të çuditshëm irealë ( si elefantë që fluturojnë), sheh njerëz që të tjerët nuk i shohin, nuhat aroma që të tjerët nuk i nuhasin, të prekin njerëz që nuk i sheh…
Përgatiti Rudina Koromani, Psikologe Klinike
Ndodh që disa individë perceptojnë stimuj edhe kur ato nuk janë prezentë apo kur të tjerët rreth nesh nuk i shohin ( psh shohin/dëgjojnë, nuhasin, ndjejnë, shijojnë gjëra që të tjerët nuk i shohin/dëgjojnë etj) – ky fenomen quhet nga studjuesit Haluçinacion.
Fenomeni ndodh shpesh tek personat me probleme madhore të shëndetit mendor si skizofrenia, një çrregullim bipolar, tek semundjet e demencave, deliriumit, tek raste të sëmundjeve fizike si epilepsia, tek ata që marrin mjekime me antipsikotikë dhe tek individët e alkolizuar dhe të varuar nga drogëra të ndryshme.
Sipas teorisë më të pranuar deri tani, haluçinacionet ndodhin kur diçka shkon keq në marrëdhëniet midis lobit frontal të trurit dhe korteksit sensorial, por ende ndodhja e tyre mbetet mister per studjuesit.
Kur dëgjoni, shihni, nuhatni, shijoni ose ndjeni gjëra që duken të vërteta, por që ekzistojnë vetëm në mendjen tuaj: kërkoni ndihmë mjekësore tek neurologu, psikiatri, psikologu.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.