Mirëqenie

October 9, 2017 | 10:03

Hani hudhër për të marrë këto përfitime të mahnitshme!

Hani hudhër të papërpunuar në stomak bosh për të marrë këto përfitime të mahnitshme!

hudher

Hudhra është përdorur gjerësisht në gatim dhe prej shumë kohësh për të trajtuar dhe parandaluar një gamë të gjerë sëmundjesh.

Hipokrati, mjek i lashtë grek i njohur sot si babai i mjekësisë perëndimore, promovoi përdorimin e hudhërës për trajtimin e parazitëve, tretjen e dobët dhe problemet e frymëmarrjes. Në Greqinë e Lashtë, atletët olimpikë konsumonin hudhër si shembulli më i hershëm i enhancerit ,i performancës që përdoret në sport.

Hudhra u përhap nga Egjipti i lashtë në qytetërimet e lashta të Luginës Indus (India Perëndimore dhe Pakistani sot) drejt Kinës. Gjatë gjithë historisë, në Azinë Lindore, Nepal dhe Lindjen e Mesme, hudhra është përdorur për të trajtuar hipertensionin, bronkitin, tuberkulozën, dizenterinë, krimbat e zorrëve, ethet, diabetin dhe reumatizmin.

Është interesante që disa kultura në histori që asnjëherë nuk kanë kontaktuar me njëri-tjetrin kishin pothuajse të njëjtin përfundim në lidhje me përfitimet terapeutike të hudhërës. Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë, SHBA, zbuloi se hudhra është përdorur gjithashtu për disa kushte të lidhura me sistemin e zemrës dhe gjakut, si kolesteroli i lartë, sëmundje koronare dhe sulmi në zemër.

Hudhra përdoret për parandalimin e kancerit të prostatës, kancerit të mushkërive, kancerit të stomakut, kancerit të gjirit, kancerit të zorrës së trashë; disa nga këto përdorime mbështeten nga shkenca. Vlen të përmendet se efektet anti-inflamatore të hudhrave të freskëta të papërpunuara zvogëlohen me ngrohje afatshkurtër dhe kjo mund të jetë një problem për ata që nuk mund të tolerojnë shijen dhe aromën e hudhrave të freskëta.

Një zëvendësues i mirë për njerëzit e tillë është vaji i hudhrave ose shtesat që nuk janë ekspozuar ndaj nxehtësisë shumë të madhe. Sipas hulumtimit, njerëzit që hanë hudhër të papërpunuar të paktën dy herë në javë kanë një rrezik konsiderueshëm më të ulët të kancerit të mushkërive.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top