Të konsumoni sa më shpesh peshk, ndihmon për të ulur pesë herë më shumë rrezikun për t’u sëmurur nga Alzheimer-i.
Një studim i Universitetit të Pittsburgh ka treguar se të hani të paktën një herë në javë peshk shërben si një antidotë e fuqishme. Për dhjetë vjet rresht studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim 260 vullnetarë jo të sëmurë, nëpërmjet pyetësorëve mbi zakonet ushqimore dhe një rezonance magnetike në 3D të trurit, e cila mund të maste vëllimin e materies gri.
Në 163 persona që konsumonin të paktën një herë në javë peshk u dallua më shumë materie gri, ndaj studiuesit sugjerojnë që për të mbajtur sa më larg sëmundjen e Alzheimer-it njerëzit duhet të hanë sa më shpesh peshk.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 155
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.