Këshilla & Arsye

April 15, 2017 | 9:00

Hapa të thjeshtë për të pasur jetë të ëmbël

Ndonjëherë besojmë se janë rrethanat që na pengojnë të bëjmë një jetë kuptimplote, të lumtur, të paqtë e entuziazmuese. Të gjeni një ekuilibër, në të gjitha fushat e jetës mund të mos duket e lehtë, por ia vlen barra qiranë. Kemi zgjidhjen të vazhdojmë të vrapojmë pa menduar për ekzistencën tonë, ose mund të ndalemi një çast e të shohim brenda vetes për të filluar të jetojmë një jetë më të plotë e të kënaqshme.

1

Çfarë zgjedhim?

Ka një arsye se pse jemi këtu, por të zbulojmë dhe të ecim në një shteg të caktuar, është detyra jonë. Shumë njerëz besojnë se niveli i lumturisë është diçka që ndodh rastësisht, të cilin nuk mund ta kontrollojmë. Por nuk funksionon kështu. Mirëqenia e brendshme, ajo e vërteta, është një aftësi dhe si e tillë mund ta mësojmë. Mund të mësojmë të kemi një jetë të ëmbël pavarësisht gjithçkaje, mjafton të mësojmë se si të ushtrohemi.

Ndiqni këshillat tona…

1.Fokusohuni te pikat e forta dhe talentet

Sa shpesh fokusoheni te gjërat që nuk funksionojnë, te difektet tuaja? Në fakt, duhet të analizoni pikat e forta dhe aftësitë tuaja. Disa janë të dukshme, të tjera të fshehura, por ndërsa zbuloni pikat e forta dhe i vini në përdorim në jetën e përditshme, eksperimentoni më shumë kënaqësi. Pyetja kyç këtu është: cilat janë talentet e mia? Çfarë di të bëj më mirë? Çfarë më pëlqen të bëj?

2.Jetoni në mënyrë të shëndetshme

Kjo është një nga fushat më të rëndësishme, sepse ka impakt edhe te njerëzit e tjerë. Të jetoni në mënyrë të shëndetshme, do të thotë edhe të flini mjaftueshëm, të bëni mjaftueshëm aktivitet fizik e të jeni më shumë selektiv në ushqimet që hani, pini e konsumoni. Shoqërua mund t’ju bëjë të mos interesoheni për këto aspekte, dhe t’ju shtyjë të përshpejtoni ritmin e gjërave që duhet të bëni e të fokusoheni vetëm te “suksesi”, gjë që është e dëmshme për ekuilibrin tuaj psikofizik. Por sa është i rëndësishëm shëndeti tuaj? Pyetja kyç këtu është: si mund të jetoj në mënyrë më të shëndetshme?

3.Përfitoni njohuri

Një tjetër aspekt i rëndësishëm, por shpesh i nënvlerësuar është mundi për të mësuar vazhdimisht. Të mësoni gjëra të reja me kuriozitet, ju jep motivacion dhe frymëzim. Jep edhe shumë energji dhe ju ndihmon të nxirrni në pah kreativitetin dhe risitë në jetën tuaj. Sokrati ka thënë: “gjithçka që di është se nuk di asgjë”. Në botë ka gjithmonë kaq shumë gjëra për të mësuar e me të cilat mund të përballeni. Çdo ditë sjell me vete mundësi për t’u rritur. Pyetja kyç është: si mund të mësoj nga e para sot?

4.Krijoni marrëdhënie të shëndetshme

Pa marrëdhënie të shëndetshme, jeta juaj nuk mund të prodhojë rezultate. Dhe kjo i përket sidomos marrëdhënieve familjare, romantike dhe intime. Si qenie njerëzore priremi të krijojmë lidhje me të tjerët. Jemi krijesa sociale dhe kemi nevojë për këto lidhje. Për t’u zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe për të krijuar marrëdhënie të shëndosha kemi nevojë të mësojmë dhe të kemi karakteristika si: ndershmëria, respekti, empatia, altruizmi, keqardhja, besimi dhe të bëhemi njerëz etikë dhe të fjalës. Pyetja kyç është: si mund të sjell më shumë dashuri, ndershmëri, respekt, empati… në lidhjet e mia?

5.Zhvilloni aspektin shpirtëror

Të ushqeni spiritualitetin ju ndihmon të kuptoni për interkoneksion dhe unitetin e jetës. Kjo ju ndihmon të jeni i mëshirueshëm, të keni më shumë empati në marrëdhënie të ndryshme dhe ju mbështet të jeni gjithmonë e më shumë të vetëdijshëm se si të përmirësoni veten dhe botën rreth jush. Ka shumë teknika për t’u lidhur në nivel shpirtëror dhe që këshillohen edhe nga psikologë të ndryshëm si: frymëmarrja, natyra, meditimi, lutja, labirinti, ecja mbi flakë. Sigurisht që ka edhe shumë mënyra të tjera për t’u lidhur me një fuqi superiore. Përse nuk eksperimentoni disa derisa të gjeni mënyrat tuaja të preferuara? Pyetja kyç është: çfarë mund të bëj sot për të ndjerë më shumë dashuri, paqe, lidhje?

6.Gjeni paqen emotive

Paqja emotive mund të dalë në pah edhe nga zgjedhja për të eksperimentuar më shumë pozitivitet në jetën tuaj, për të rritur lumturinë, kurajën dhe mirënjohjen për të tashmen dhe për të krijuar më shumë ndjenja pozitive për të ardhmen, si shpresa, optimizmi dhe besimi. Mësimi i menaxhimit të ndjenjave është një hap thelbësor për lumturinë. Është e rëndësishme të mësoni të gjeneroni emocione pozitive e njëkohësisht të mësoni se di t’i trajtoni me gjendjet e humorit “negative” apo jofunksionale. Ndonjëherë është e nevojshme të kaloni përpërmjet shërimit aspektet e të kaluarës, duke falur e duke punuar mbi ndjenjat helmuese si turpi apo ndjenja e fajit. për të gjetur apo rigjetur paqen e brendshme kemi nevojë të hedhim pas krahëve ngjarjet e së shkuarës. Pyetja kyç është: çfarë kam nevojë të hedh pas krahëve?

7.Zhvilloni ndjenjën e fuqisë

William Ernest Henley zakonisht thoshte: “Unë jam krijuesi i fatit tim, unë jam kapiteni i shpirtit tim”. Kujtoheni shpesh këtë frazë. Do ju ndihmojë të kuptoni që, pavarësisht rrethanave të jashtme, jeni gjithnjë në gjendje të menaxhoni përgjigjet dhe sjelljen tuaj në jetë. Të keni besim te vetja dhe te aftësitë tuaja është e një rëndësie thelbësore dhe ju ofron një qëllim për të cilin ia vlen barra qiranë të vazhdoni të mundoheni. Kemi të gjithë nevojë për këtë autonomi e këtë ndjenjë pavarësie për të realizuar ëndrrat tona. Kur perceptoni se keni kontroll, zgjeroni vizionin dhe filloni të dilni më me lehtësia nga zona e konfortit për të filluar jetesën sipas fuqive dhe mundësive tuaja. Pyetja kyç është: në çfarë mënyre mund të përdor fuqinë time?

8.Pranojini të gjitha ndjenjat

Paradoksalisht, hapi i parë për të qenë të lumtur e të çlirët është të pranoni problemet dhe ndjenjat e dhimbshme si pjesë e paevitueshme e jetës. Vetëm kur i jepim vetes lejen për të eksperimentuar të gjithë gamën e ndjenjave njerëzore, hapemi edhe ndaj emocioneve pozitive. Pyetja kyç është: çfarë nuk po pranoj?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top