Në fokus

December 6, 2016 | 9:02

Hapat për t’iu larguar dhunës

Femrat që pësojnë dhunë reagojnë në mënyrë të ndryshme ndaj keqtrajtimit, por të gjitha e njohin dhimbjen nga izolimi apo indiferenca sociale, të cilat prej kohësh e shoqërojnë këtë fenomen. Njohja e pasojave të dhunës ndihmon për ta luftuar atë dhe për të kuptuar se përse viktimat sillen apo reagojnë në një mënyrë të caktuar: mohojnë problemin, durojnë grushtet për hir të “dashurisë”, mendojnë se dhunuesi mund të ndryshojë, ndihen të domosdoshme, besojnë se po shpëtojnë martesën.

1

Hapat për t’iu larguar dhunës:
• Duhet të pranoni se po përjetoni një situatë dhune
• Duhet të kuptoni se dhuna nuk justifikohet
• Duhet të pranoni dhe të jeni të vetëdijshme se sa keq
ndiheni
• Duhet të kuptoni se personi që dhunohet nuk është
asnjëherë përgjegjës për dhunën e marrë
• Duhet të mposhtni frikën dhe turpin se mos ju gjykojnë
• Duhet të kuptoni se, duke folur për problemin, është
mënyra më e mirë për t’ia dalë mbanë
• Duhet t’u drejtoheni shoqatave kundër dhunës dhe
autoriteteve përkatëse

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top