Këshilla & Arsye

September 24, 2018 | 14:38

Hapat që duhet të ndërmerrni për të kaluar vështirësitë…

Të gjithë përballeni me ditët e vështira, pasi janë pjesë e jetës.Mënyrat se si ta përballoni një situatë me optimizëm janë të ndryshme, por shihni disa më kryesoret.

  1. Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar jetën tuaj

Maria Robinson ka një shprehje: “Asnjë nuk mund të kthehet pas në kohë dhe të nisë diçka të re, por të gjithë mund të fillojnë që sot një fund të ri”. Ndoshta nuk jeni në gjendje për të ndryshuar jetën tuaj në një kohë shumë të shpejtë, por keni në dorë të punoni për ta ndryshuar realitetin tuaj.

  1. Çdo gjë e ka një zgjidhje

Shkrimtari amerikan, Robert Fulghum ka thënë: “Nëse jeni në një situatë që nuk shikoni asnjë shpresë, atëherë ju keni një problem, çdo gjë tjetër është shqetësim”. Është e lehtë për të lënë mendimet  të dalin jashtë kontrollit, por mundohuni  të mendoni pozitivisht.

  1. Gjeni një mënyrë tjetër për të parë problemet tuaja

Oscar Wilde ka thënë: “Ajo që na duket si gjykim i hidhur është bekim i fshehtë”. Nëse diçka e shikon në mënyrën më negative të mundshme, ka shumë mundësi që edhe problemi që keni të përfundojë keq. Nëse e shikoni me optimizëm, rritet mundësia për ta kaluar mirë, situatën.

  1. Fokusohuni te hapat e vegjël

Përqendrohuni  në atë që ju mund të bëni në lidhje me gjendjen tuaj.  Mos e mundoni veten të gjeni shkakun, sepse kjo do të çojë në pesimizëm dhe do ndiheni të  pafuqishëm. Mendoni për hapat e vegjël që mund të përmirësojnë këtë situatë.

  1. Mësoni të reduktoni dhe të menaxhoni problemet

Winston Churchill: “Kur mendoj gjithë këto shqetësime, kujtoj  historinë e një burri të madh në moshë, i cili para se të vdiste kishte ende shumë probleme në jetën e tij, të cilat nuk u zgjidhën kurrë”. Ato mund të jenë shumë shqetësuese dhe pasojat gjithmonë janë të këqija. Bëhuni pozitivë, sepse gjëra pozitive do t’iu ndodhin.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top