Këshilla & Arsye

August 1, 2018 | 8:44

Hapat që duhet të ndiqni për të eliminuar aknet cistike

Filloni me acid salicilik

Trajtimet e zakonshme të akneve nuk funksionojnë me aknet cistike të cilat ndodhen nën sipërfaqen e lëkurës suaj. Në vend të tyre eksfoliojeni lëkurën me një larës me acid salicilik për të eliminuar yndyrën e tepërt dhe për të lënë një rrugë të pastër për produktet e tjera. Nëse keni lëkurë të thatë, përdorni një larës të zakonshëm dhe larësin me acid salicilik vetëm në pikat problematike.

Mposhtni ënjtjen

Temperaturat e ulëta ndihmojnë në ngushtimin e enëve të gjakut kështu që mbështillni një kub akulli me një pecetë dhe vendoseni sipër të ënjturës për ta qetësuar atë.

Eliminoni bakteret

Peroksidi i benzolit shkatërron bakteret që shkaktojnë akne dhe që kanë ngecur në folikula dhe shkaktojnë inflamacion. Për të parandaluar irritimin, vendosni një krem hidratues fillimisht dhe vijoni me aplikimin e një shtrese fare të hollë kremi me përqindje shumë të ulët peroksid benzoli. Nëse ndjeni djegie, shpëlajeni menjëherë.

Eliminoni skuqjet

Kremrat pa recetë me hidrokortizon përmbajnë steroide që mund të ndihmojnë në tkurrjen e akneve dhe qetësimin e skuqjeve. Sa më gjatë ta lini, aq më efektiv do të jetë. Vetëm fillimisht prisni që të jetë tharë peroksidi i benzolit.

 

Burimi / balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top