Mirëqenie

November 7, 2018 | 14:11

Hapësirat e gjelbra rritin harmoninë te njerëzit

Kush banon në pallate që nuk kanë asnjë kopsht me pemë apo lulishte, ka tendencën të jetë më agresiv dhe të përjetojë konflikte familjare më të mëdha, krahasuar me ata persona që mund të shohin nga dritarja e shtëpisë të paktën një pemë.

Diçka e ngjashme shfaqet nëse studiohen krimet brenda familjes, të cilat rriten me 7% në mungesë të gjelbërimit rreth e qark shtëpisë. Këto të dhëna janë shpërndarë nga Frances Kuo, psikologe e Universitetit të Ilinois, në Kongresin e “American Association for the Advancement of Science” që është mbajtur në Chicago.

Por përfitimet e bimëve nuk përfundojnë këtu: të moshuarit që banojnë pranë një parku apo pranë hapësirave të gjelbra kanë tendencën të jetojnë më gjatë.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com