FB

February 18, 2023 | 7:06

Hapi i parë për të ndryshuar është ta pranosh realitetin ashtu siç është!

Ndjenja se gjërat janë të pandryshueshme mund të na çojë në një perceptim jorealiste të realitetit. Megjithatë, hapi i parë drejt ndryshimit mund të jetë ndërgjegjësimi për këtë problem.

Është shumë e lehtë të ngecësh në iluzionin se diçka që nuk mund ta ndryshojmë duhet të ndryshojë për t’u ndier më mirë, më e qetë ose e kënaqur. Megjithatë, nuk mund ta ndryshojmë thjesht profesionin ose sjelljen e partnerit. Si ta përballojmë realitetin në këtë rast?

Njohja dhe pranimi i realitetit

Nëse përpiqemi ta pranojmë situatën siç është dhe të kujdesemi për veten në mënyrën më të mirë të mundshme në kushtet e caktuara, dy procese pozitive fillojnë të ndodhin. E para është të fitosh kontrollin mbi këtë situatë. Mund të jetë e parehatshme të përballesh aty ku e lamë në fillim, por sepse është pikërisht ajo që nuk duam të shohim që ka ndikimin më të madh tek ne, ia vlen të trajtohet ndjenja e parehatisë.

Çlodhja

Një proces tjetër pozitiv i nisur nga ky pranim është se në të njëjtën kohë përpiqemi të qetësohemi. Në një situatë jete që nuk na pëlqen shumë, e lejojmë veten të devijojmë nga fokusi i vazhdueshëm i mendimeve tona në drejtim të së pamundurës dhe të ndihemi mirë sa herë që kemi mundësi. Ato periudha në të cilat jemi në humor të mirë, pavarësisht nga situata e pazgjidhur, na e rritin aftësinë për të përballuar rrethanat e jetës dhe për të na dhënë një vizion më të qartë për të ardhmen.

Vetë-reflektimi

Vetë-reflektimi na forcon, na jep besim se një ditë do të jemi ende në gjendje të ndryshojmë diçka. Kur jemi të mbytur nga pakënaqësia dhe nuk dimë nga t’ia nisim dhe do të donim të ndryshonim, nuk kemi një ndjenjë të mirë kohe. Ne duam të ndihemi më mirë, dhe për ta bërë këtë, jeta jonë do të duhej të ishte ndryshe. Duhet të jemi ndryshe. Diçka duhet të jetë ndryshe. Pra, të bllokuar në këtë kurth, ne ngulmojmë në vendin ku ndihemi keq. Por nëse i japim kohë vetes për ta përjetuar atë dhe për t’i eksploruar të gjitha dhe për t’u bërë të vetëdijshëm për atë grackë, do të ketë një ndryshim pozitiv në perceptimin e kohës, edhe nëse asgjë nuk ndryshon me të vërtetë.

Duke hequr dorë nga lidhja me idenë e ndryshimit të dëshiruar, kemi mundësinë të meditojmë për të tashmen tonë. Dhe sa më gjatë të qëndrojmë këtu e tani, aq më realiste është llogaritja jonë e kohës. Ne mund të përcaktojmë më qartë se sa kohë na duhet për diçka dhe të shohim procesin që duhet të kalojmë për të sjellë në fakt ndryshim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top