Një lule sa njëmijë fjalë. Ajo shndërron magjiken në reale. Krijon emocione të reja, e mbi të gjitha, për vetë qëllimin që bart shoqëruar si surprizë, të bën të ndihesh në qiellin e shtatë. Një datë e shënuar, një takim i parë, një surprizë në shenjë falënderimi, gjithçka mund ta bëjë një lule për të të ndryshuar gjendjen shpirtërore. Sepse një lule ka fuqinë mitike, atë që në antikitetin grek shoqërohej me konceptin e dashurisë dhe bukurisë ndaj perëndeshës Hera.
Lulja që në shekujt 800 është shndërruar në simbolin e vlerësimit të shoqërisë apo fenomeneve të ndryshme midis njerëzve, duke u shndërruar në modë për Parisin dhe Londrën e atyre viteve.
Esmeralda e “Happy Day” tregon se prej 10 vitesh kujdeset me përkushtim maksimal për të bërë njerëz të lumtur përmes buqetave apo dekoreve me lule realizuar në dyqanin e saj. Sepse të merresh me lulet sipas saj është një mision fisnik.
“Pranë Happy Day nuk ka ditë që klientët të mos ma bëjnë ditën e veçantë. Natyrat e tyre, kërkesat e ndryshme, sa intuitive dhe me imagjinatë, m’i besojnë mua për t’ua krijuar ashtu siç ata i dëshirojnë. E kjo më përfshin me gjithë qenien time për të mos i zhgënjyer”. Sepse sipas Esmeraldës, qëllimi i “Happy Day” është të përcjellë realisht atë emocion dhe dashuri që dikush ndjen me anë të luleve natyrale. Dhe ky është rezultat i sigurt i kënaqësisë së pafundme, sipas saj.
Pranë “Happy Day” realizohen gjithfarë buqetash me lule vetëm natyrale, dekore për arredime festive, ditëlindje, dasma, përvjetorë martese. Mes tyre dhurata të personalizuara, me ide brilante, të papërsëritshme në përzgjedhjen e tyre. Ndër lulet më të preferuara pohon Esmeralda, janë trëndafilat, orkidetë, dhe gjithë të tjerat pas. Ndërsa shoqërohen me shkrime të veçanta siç janë gdhendjet me lazer.
Ka shumë punë dhe shumë emocione që e bëjnë “Happy Day” të ecë përpara me kokën lart. Kërkesat e shumta, edhe për ato në distancë, janë një sfidë e prekshme, pozitive. “Të papërfillshme, ose të paktën ne e bëjmë të tillë duke realizuar çdo kërkesë që ka çdokush” thotë Esmeralda. “Për sa i përket pikës tjetër po kaq të ndjeshme për shqiptarët, mendoj se është çmimi konkurrenca jonë, pasi ne mundohemi që punën të mos e trajtojmë si biznes. Mbi të gjitha, unë këtë punë e kam pasion dhe nuk mund ta refuzoj asnjë kërkesë pa realizuar nëse çmimi është arsyeja. Është kënaqësia që jap e marr”.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.