Thënie

July 4, 2020 | 8:00

THËNIE / Mendimet dhe emocionet tona janë si fluturat

*Francesca Innangi, Psikologe, Psikoterapeute

Ndaloni pak çaste dhe provoni të imagjinoni me mendje sikur jeni në një livadh me lule. Vëzhgoni fijet e barit, petalet dhe kurorat aromatike të luleve. Vëzhgoni ngjyrat e ndritshme, aromat dhe ndjesitë që përshkojnë trupin tuaj. Ndërsa i kushtoni vëmendje këtyre elementëve, këtu disa flutura me ngjyra mund të fluturojnë dhe atje disa bletë vendosen në një lule, për të rifilluar më pas fluturimin në atë humnerë delikate, por konstante. Fluturat, bletët dhe zogjtë sillen paksa si mendimet dhe emocionet tona. Papritmas ato shfaqen në qetësinë e çastit, duke na shpërqendruar pak dhe ndonjëherë na shqetësojnë.

Mund të vendosnim t’i largojmë, duke përdorur një rrjetë, me rezultatin e humbjes së kohës, duke i kushtuar vëmendje asaj që po bënim dhe, ndoshta, pa marrë rezultatin e dëshiruar. Ose, përkundrazi, zgjedhim të qëndrojmë atje, duke i dhënë hapësirë vëzhgimit dhe kuriozitetit. Do të vërejmë se disa insekte mund të ndalen për disa sekonda në lëndinën tonë, të tjerët fluturojnë me shpejtësi, të tjerët kalojnë disa herë. Nëse i vëzhgojmë pa u përpjekur t’i kapim, ata do të jenë të lirë të lëvizin dhe të vijnë e të shkojnë, në vend që të burgosen pranë nesh!

flutura

Burimi interneti

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top