Dëshmi

June 7, 2021 | 9:45

Harry dhe Meghan mirëpresin në jetë vajzën e tyre, duke thënë: ‘Ajo është më shumë sesa mund ta kishim imagjinuar’

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë – një vajzë të cilën e pagëzuar me emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Princi Harry dhe Meghan njoftuan se foshnja, motra e parë për Archie, lindi të Premten në Kaliforni.

Çifti tha se e quajtën fëmijën e tyre të dytë Lilibet me pseudonimin e Familjes Mbretërore për Mbretëreshën, stërgjyshen e foshnjës. Emri i saj i mesëm, Diana, u zgjodh për të nderuar “gjyshen e saj të dashur të ndjerë”, Princesha e Uellsit, thuhej në deklaratë.

Një deklaratë nga sekretari për shtyp i çiftit tha se ajo lindi në orën 11.40 të premten nën kujdesin e besuar të mjekëve dhe stafit në spitalin Santa Barbara Cottage në Santa Barbara, California.

Harry dhe Meghan, të cilët jetojnë në Montecito, thanë në faqen e tyre të internetit Archewell: “Më 4 qershor, ne u bekuam me ardhjen në jetë të vajzës sonë, Lili.

Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor është e para nga stërnipërit e Mbretëreshës që ka lindur jashtë MB.

 

 

Burimi / https://news.sky.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top