Mirëqenie

September 12, 2019 | 9:15

“Haruni & Son’s”, një emër suksesi dentar!

Pse ju duhet një poliklinikë e tillë dentare? Një model suksesi është padyshim një rrugë e ndritur për të ardhmen. Çmimi është shpërblimi, meritokracia që ta jep vendi yt, njerëzit të cilëve u ke dhënë nga vetja në profesionin tënd. Dikur ishte një, sot janë një trekëndësh barabrinjës, që përfaqësojnë në qytetin e Sarandës një prej poliklinikave më të rëndësishme mjekësore.

Harun Hoxha, stomatolog i vjetër në këtë qytet, së bashku me dy djemtë e tij, Nertil dhe Rexhep Hoxha drejtojnë Poliklinikën Dentare “Haruni & Son’s” një ambicie që merr jetë falë shërbimeve dhe sadisfaksionit që u dhurojnë pacientëve.

Kryeni aktivitet dentar në qytetin e Sarandës. Sa sadisfaksion ju jep ky angazhim, marrë parasysh që punoni ju, dy djemtë dhe babai?

Po, ne e ushtrojmë këtë aktivitet në qytetin e Sarandës prej vitesh. Stomatologjia është një profesion që të jep kënaqësitë e veta si çdo profesion tjetër. Është një profesion që të lodh, por nuk të mërzit kurrë. Duke qenë se për ne ky profesion është i trashëguar nga babai, kënaqësia është e dyfishtë, pasi edhe pacientëve që kryejnë shërbimet dentare në klinikën tonë, u është shërbyer shumë gjatë edhe nga babai ynë, edhe pse numri i tyre është rritur mjaft.

Cilat janë më së shumti problemet dentare që hasni?

Problemet me shëndetin oral janë të shumëllojshme, duke përmendur këtu higjienën që është një faktor kyç pse shqiptarët i humbasin dhëmbët, por problemi më i shpeshtë në stomatologji është kariesi, duke ditur që është cilësuar edhe si sëmundja më e përhapur në botë.

Çfarë shërbimesh kryeni në klinikë? Si i keni organizuar sipas profileve tuaja si mjekë?

Jemi munduar që t’i ofrojmë pacientëve tanë të gjitha shërbimet stomatologjike, por fokusi mbetet gjithmonë te kirurgji-implantologji dhe estetika, pasi janë shërbimet më të kërkuara kohët e fundit në stomatologji. Por nuk mund të lëmë pa përmendur dentistrinë pediatrike, e cila kërkon një angazhim shumë të madh që të rritet një brez i shëndetshëm nga ana stomatologjike. Duke qenë një staf jo i vogël në klinikë, me mjekë të kualifikuar sipas profileve, kemi patur mundësinë që secili mjek të jetë i profilizuar në specialitete të ndryshme.

Sa rëndësi kanë laboratori apo pajisjet e tjera sterilizuese?

Laboratori është një bashkëpunëtor kyç në stomatologji, pasi jo të gjitha punët kryhen nga mjeku dhe në këtë rast, roli i laboratorit është i rëndësishëm. Ndërsa sterilizimi është procesi më i rëndësishëm në këtë profesion, pasi rreziku që paraqitet është i lartë si për mjekun ashtu edhe për pacientin. Në këtë pikë nuk mund të tolerohet, pasi mikrobet apo bakteret nuk duken me sy, ato largohen vetëm nëpërmjet sterilizimit. Këtu dua të theksoj që ne në klinikën tonë, përveçse kemi një ambient të veçantë për sterilizimin, kemi përdorur edhe materiale antibakteriale siç janë tavolinat apo goma në ambientet e punës.

Puna me mjekë profesionistë është hallkë kyçe në profesionin tuaj. Sa jua lehtëson shërbimin kjo gjë edhe pacientëve?

Puna në grup krijon lehtësi dhe ofron mundësi për profesionalizëm dhe cilësi. Kjo metodë pune është mjaft e rëndësishme për pacientët, sepse ju ofrohet një procedurë që kryhet në një kohë jo të gjatë dhe nuk bëhet e lodhshme për ta. Gjithashtu, puna në grup ndihmon në menaxhimin e pacientëve me oraret, sepse duke qenë staf, secili nga mjekët punon në profilin ose specialitetin e tij. Puna në grup sjell gjithmonë rezultate më të mira dhe kjo në stomatologji përkthehet në shërbim cilësor për pacientin.

Implantologjia dhe estetika janë dy fusha që më së shumti kanë marrë vëmendje për kohët që flasim. Cilat janë përfitimet?

Implantologjia dhe estetika janë dy shërbime moderne për shoqërinë tonë nëse mund ta quaj kështu. E them këtë pasi nuk ka shumë vite që implantologjia ofrohet si shërbim në stomatologji, pasi ka një kosto relativisht të lartë. Përfitimet janë të larta pasi me anë të implantit, pacienti arrin të zëvendësojë dhëmbët e munguar dhe të ketë një jetë më cilësore për sa i përket shëndetit oral. Vendosja e implanteve është një procedurë kirurgjikale shumë e lehtë për pacientin dhe është një inovacion në Shqipëri. Për sa i përket estetikës, gjithmonë e më shumë njerëzit të prirur dhe të motivuar për të pasur një estetikë të mirë të kavitetit oral dhe kjo mendoj se është për faktin se një buzëqeshje e bukur është gjithmonë atraktive për njerëzit.

Pse është koha e shërbimeve të tilla dhe sa e korrigjon aspektin estetik, imazhin e një individi, që për rrjedhojë rrit dhe vetëbesimin?

Jetojmë në një kohë kur njerëzit gjithmonë e më tepër kanë mundësi të informohen dhe të marrin shërbimet e duhura në çdo fushë. Siç e përmenda dhe më sipër, dëshira për të pasur një buzëqeshje atraktive, i bën njerëzit të motivohen dhe të kërkojnë një estetikë e cila jua mundëson një buzëqeshje të bukur. Dhe një buzëqeshje e bukur ndikon drejtpërdrejtë në imazhin e një pacienti, duke bërë që ai të mos e ketë problem të qeshë apo të flasë dhe kjo normalisht na shpie në rritjen e vetëbesimit. Jo më kot përdoret edhe shprehja, “e qeshura të zgjat jetën”.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top