Në fokus

September 16, 2020 | 10:23

Hassan Zaraket: Covid-19 do të bëhet një virus sezonal

SARS-CoV-2 do të bëhet një virus sezonal si koronavirusët e tjerë, por vetëm kur të arrihet imuniteti i tufës. Kjo u shpjegua nga Hassan Zaraket i Universitetit Amerikan të Bejrutit në revistën Frontiers in Public Health, bazuar në krahasimin midis të dhënave që lidhen me viruset e tjerë sezonalë (nga gripi te disa koronavirusë të tjerë) dhe njohurive më të fundit në lidhje me SARS-CoV-2 .

Ekspertët libanezë shpjegojnë se koronavirusi i ri ka ende një indeks transmetimi tepër të lartë (i lidhur me faktin se deri më sot vetëm një pjesë e vogël e popullatës e ka kaluar atë), dhe derisa ky indeks të bjerë, virusi do të vazhdojë të qarkullojë tek të gjithë.

“SARS-CoV-2 është këtu për të qëndruar dhe do të vazhdojë të shkaktojë valë të reja gjatë gjithë vitit derisa të arrihet imuniteti i tufës,” shpjegon Zaraket. Por imuniteti kolektiv i shpresuar nuk do të vijë shpejt dhe ne do na duhet të durojmë valë të shumta të COVID-19.

Kjo do të thotë që ne do të duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe të vazhdojmë të praktikojmë masat parandaluese, nga përdorimi i maskës, distancimi fizik, higjiena e duarve e deri tek shmangia e grumbullimeve”, përfundon ai.

 

Burimi / Huffington Post

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top