FB

September 29, 2021 | 8:14

Hedonizmi, kur sjellja njerëzore përcaktohet nga dëshirat për të rritur kënaqësinë dhe për të zvogëluar dhimbjen

 

Hedonizmi është një rrymë filozofike e zhvilluar nga ana e mendimtarëve të lashtë grekë, Aristiposi dhe Epikuri. Përkthyer nga greqishtja e lashtë, fjala “hedonizëm” do të thotë – kënaqësi. Sipas kësaj rryme, vlera më e lartë në jetë është kënaqësia dhe se me anë të saj mund të arrihet jeta ideale. Ndërkohë që Aristiposi mbron mendimin se kënaqësia fizike e bën njeriun të ndjehet mirë, Epikuri thekson se kënaqësia shpirtërore është më e rëndësishme dhe ideale.

blerinaBlerina Hima Mërtiri, arsimtare, Fier

 

Hedonizmi i ka rrënjët tek mendimet filozofike të utopistëve si (Thomas More), utilitaristët, filozofët, natyralistët. Siç ka koncepte të ndryshme mbi kënaqësinë, ashtu ka versione të ndryshme të hedonizmit.

-Hedonizmi psikologjik është i mendimit që një individ duhet dhe patjetër duhet të punojnë për të realizuar dëshirën për kënaqësi.

-Hedonizëm erotik egoist që individi të japë gjithçka në mënyrë që ai sjell kënaqësi.

-Hedonizi universal është i mendimit që një individ duhet të punojë në përputhje me atë që do për një kohë të gjatë.

0

Kush është hedonist?

Hedonist është një person për të cilin kënaqësia konsiderohet si e mira më e lartë dhe kuptimi i gjithë jetës, dhe vlerat e tjera janë vetëm mjete për arritjen e kënaqësisë. Kjo varet nga niveli i tij i zhvillimit dhe preferencat personale. Për dikë kjo kënaqësi do të jetë leximi i librave, për një tjetër argëtim, për dikë tjetër përmirësimi i pamjes së tyre. Kryesorja, hedonistët janë të prirur për vetë-zhvillim. Sot njohim dhe kemi filluar të bëjmë dallimin midis hedonizmit të shëndetshëm (i cili arrihet në një mënyrë që nuk dëmton të tjerët), dhe jo të shëndetshëm (ku për hir të marrjes së kënaqësisë, një person është i gatshëm të neglizhojë mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve). Secili bën zgjedhjen e vet se cilin lloj hedonizmi zgjedh të ndjekë në jetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top