Thënie

July 3, 2017 | 10:16

Helen Keller – Pas natës më të errët, dielli lind sërish

sunrise-16a

“Njerëzit më së shumti e masin lumturinë në terma materialë dhe kënaqësi fizike. Po ia dolën të arrijnë një qëllim të vendosur, sa të lumtur që mund të bëhen! Në të kundërt ndihen të mjeruar. Nëse lumturia mund të matet, unë që as shoh dhe as dëgjoj, kam çdo arsye në botë të strukem në një cep e të vë duart në kokë. Por nëse unë, pavarësisht mangësive të mia, jam e lumtur; nëse lumturia ime është kaq e thellë sa kthehet në besim, në filozofi jete, nëse unë pra, mbi të gjithë, jam optimiste, dëshmia ime për këtë besim është ndër ato që ia vlen të dëgjohet.

Dikur, errësira ishte habitati im. Por tani njoh shpresën dhe gëzimin. Sepse në momentin që nisa të përdorja fjalën në mënyrë inteligjente mësova të jetoja, të mendoja, të shpresoja…
Mos më keqkuptoni, unë e kam njohur mirë të keqen. Një a dy herë jam përleshur fort me të dhe për ca kohë e ndieja prekjen e saj në jetën time. Puna është se në momentin që e kam pranuar jam bërë më shumë optimiste. E them me bindje se vështirësitë dhe dilemat janë bekimet më të madha në jetë, sepse na bëjnë më të fortë, më të duruar, më bujarë….”

(Përktheu: Elona Qose)/Mbi Libra nga Agim Baçi dhe Blendi Salaj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top