Dëshmi

June 27, 2018 | 8:59

Helen Mirren: “Femra duhet të ndalojë njëherë e përgjithmonë të jetë e sjellshme”

Kur flitet për Hollywood-in, Helen Mirren është njëra prej aktoreve më kritike, me humor të hollë dhe shumë natyrale. Në të shkuarën ka folur shpesh për vështirësitë që kanë femrat të bëjnë karrierë në industrinë e filmit, ndërsa ka 5 këshilla bazë që ka ndarë me ndjekësit e saj.

Së pari, të mos martoheni shumë të rinj.

Së dyti, t’i trajtoni njerëzit si… njerëz, pra me respekt dhe zemërgjerësi.

Kësaj këshille ajo i ka shtuar edhe faktin se, pavarësisht çfarë gjinie jeni, ju duhet të jeni feminist.

Këshilla e tretë është të injoroni çdo njeri që ju gjykon në bazë të mënyrës se si dukeni nga pamja e jashtme.

“Perla” e katërt e mençurisë së Mirrenit është “të mos frikësoheni nga frika”.

Ajo shpjegon se në momentet kur ju kaplon frika, ju duhet të keni kujdes të shtuar dhe ta shikoni frikën drejt në sy: të përballeni me të, jo të ikni!

Sa i përket këshillës së pestë apo rregullit final, ajo thotë se asnjëherë nuk është mirë t’i komplikoni së tepërti gjërat.

Ndërsa në vijim, do të mund të gjeni disa nga Thëniet më të bukura të Helen Mirren, aktores së madhe me çmim Oskar dhe shumë çmimeve të tjera…

1. Tani kur jam 72 vjeç, nëse do të jetoja për së dyti, do ta mësoja veten time që ta përdor më shpesh fjalën “Pirdhu”.

2. Unë jam tip i njeriut që vishem me veshje të dorës së dytë, por në shtëpi hap një shishe shampanjë.

3. Ende e kam atë ndjenjën për aventura të çmendura.

Mendoj që nuk kam fjetur kurrë në jetën time në një krevat, më gjatë se tre apo katër muaj. Gjithmonë kam mbjell perime, të cilat nuk kam pasur mundësi t’i ha dhe lule që nuk i kam parë kurrë duke lulëzuar.

4. E gjithë ajo rrëmujë për t’u veshur është e kotë.

Mund ta blini një xhaketë që kushton vetëm 1 dollar në dyqanet “second-hand” dhe të njëjtën mund ta blini në dyqanet e shtrenjta dhe të harxhoni me mijëra dollarë.

Por, nëse i shihni dy persona rrugës të veshur më të njëjtën xhaketë, nuk do ta dini se cila – sa ka kushtuar.

5. Femra duhet të ndalojë njëherë e përgjithmonë të jetë e sjellshme.

6. Periudha më e rëndë e jetës është mosha njëzet vjeçare.

Është e rëndë sepse në këtë moshë ju jeni më të formësuar fizikisht dhe trupi juaj është më në formë se kurrë, por prapë ndjehemi më të pasigurt në veten tonë. Ju frikëson fakti, kur nuk dini se çfarë do t’ju ndodhë.

7. Mendoj që secila grua e kulturës tonë është feministe.

Ndoshta edhe e refuzojnë që ta pranojnë, por nëse e merrni cilëndo grua dhe e ktheni 40 vjet mbrapa dhe e pyesni:

A është kjo bota në të cilën do të doje të jetoje?”, do të thoshte: “Jo!”

8. E çuditshme se si filloni të ndiheni rehat me veten edhe atëherë kur koha ju jep shumë pak arsye për këtë.

Kur jeni të rinj dhe të bukur, jeni paranojak. Mendoj se gjëja më e mirë e plakjes është se filloni të liroheni nga shumë gjëra.

9. Vitet e mia të dyzeta kanë qenë të mira. Të pesëdhjetat të shkëlqyera. Gjashtëdhjetat fantastike.

E të shtatëdhjetat janë fenomenale.

10. Gjithë jetën time kam parë se si 16 vjeçaret e kanë shitur bukurinë.

Për këtë shkak mendoj se është diçka fenomenale se si tani gratë 70 vjeçare reklamojnë produkte për gratë e moshës prej 60 deri në 80 vjet.

11. “E urrej kur dikush më liron karrigen për t’u ulur.

Kjo do të thotë se po më trajtojnë për aq vjeç sa jam, dhe më besoni, është vërtetë ofenduese.

12. Nëse do të kisha fëmijë, dhe sidomos vajzë, e para gjë që do t’i mësoja do të ishte fjala “pirdhu”.

Pengu i vetëm i Helen Mirren

E njohur për elegancën dhe vetëpërmbajtjen e saj, në një intervistë, aktorja duket se është gjendur e papërgatitur përpara pyetjeve të gazetares. E shtangur, tek përpiqej të përgjigjej, Helen ka rrëfyer pengun e jetës së saj.

Aktorja 72 vjeçare është e martuar prej vitit 1997 me regjisorin Taylor Hackford, por çifti vendosi të mos ketë fëmijë, një vendim për të cilën Mirren nuk është penduar asnjëherë deri sa ka parë një film të veçantë.

Helen kurrë nuk është ndjerë keq se pse nuk është bërë asnjëherë mama, po për The Sunday Times, Mirren nuk ka mundur të mohojë që kur ka parë filmin Parenthood, ka qarë si një fëmijë për rreth 20 minuta.

Ishte pengu i jetës së saj për një ndjesi që kurrë nuk e kishte provuar.

Megjithatë Mirren ka thënë se në të kaluarën ajo kurrë nuk ka pasur një dëshirë të fortë për t’u bërë nënë, duke shtuar se ajo preferoi të këtë karrierën prioritet të parë në jetë.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top