FB

January 24, 2023 | 7:05

Hëna e Re për vitin 2023 do të ndikojë pozitivisht tek këto shenja të Horoskopit

Disa shenja të zodiakut do të favorizohen veçanërisht nga Hëna e Re e parë për vitin 2023 e cila ndodhi më 21 janar. Konkretisht, ka krijuar një ndjenjë të fortë optimizmi, ndërsa në të njëjtën kohë na ka fuqizuar të jemi më pozitivë dhe të gatshëm për të ndjekur qëllimet dhe ëndrrat tona.

Kjo hënë është zhvilluar tek Ujori, i cili simbolizon revolucionin dhe kështu do të na ndihmojë të jemi më efektivë. I gjithë zodiaku do jetë i favorizuar, por këto 3 shenja do shohin financat e tyre të shtohen.

Demi

Demi është shenja që do të favorizohet shumë në fushën e tij profesionale. Në veçanti, ata do të projektojnë më mirë pikat e forta dhe aftësitë e tyre dhe do të “ngrihen” jo pak në sytë e kolegëve dhe eprorëve të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë ka shumë gjasa që t’u jepet një bonus ose ndryshim pozicioni me fitime shumë më të mira.

Ujori

Ujorët do të jenë shenjat më të favorizuara, pasi Hëna është në shenjën e tyre. Në veçanti, do t’u japë atyre mundësinë që të shkëlqejnë në çdo fushë veçanërisht në fushën profesionale si dhe të bëhen versioni më i mirë i vetes. Njëkohësisht mund të realizojnë bashkëpunime të reja në vendin e tyre të punës, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të krijohen të ardhura të papritura të cilat i kanë pritur prej kohësh.

Luani

Nga Hëna e Re do të favorizohen veçanërisht bashkëpunimet në lidhje me karrierën e tyre dhe do iu bëhen propozime të reja dhe më fitimprurëse. Në të njëjtën kohë, për shkak të Uranit, i cili është sundimtari i Hënës së Re, ata do të jenë më të vendosur dhe më të gatshëm për çdo sfidë dhe kështu do të shohin se financat e tyre rriten vertikalisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top