Kjo është Hëna e dytë e “trilogjisë së Hëna-ve të plota”. Me sa duket, viti 2018 do të jetë një vit i mbarë. Nata e parë e vitit do të ndriçohet nga super Hëna, e quajtur ndryshe “Hëna e Ujkut”. Nëse qielli është i kthjellët, ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi. Pas spektaklit të ndërrimit të viteve me fishekzjarrë, një tjetër fenomen natyror, ai i super Hënës, pritet të sjellë momente të magjishme mbrëmjen e 1 janarit.
E quajtur si “Hëna e ujkut” nga NASA, ajo mund të shihet gjatë orbitës së saj në pikën më të afërt të Tokës. Hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet jo vetëm mbrëmjen e parë të janarit, por edhe përgjatë javëve në vijim. Super Hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër. NASA njofton se Hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të atillë që Toka do të bllokojë dritën e Diellit, duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë.
E para u shfaq më 3 dhjetor të vitit 2017, ndërsa e treta do të ndodhë më 31 janar të këtij viti.
Super Hënat ndodhin kur Hëna është në anën e pjerrët eliptike të orbitës së saj rreth Tokës, duke u afruar më shumë se 30,000 milje (50,000 km) tek ne.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.