Një studim i botuar në “European Heart Journal” konfirmon se heqja e bajameve dhe e apendesitit para moshës 20 vjeç shton rrezikun e atakut në zemër. Kjo gjë nuk ndodh nëse operacionet bëhen pas kësaj moshë.
Studiuesit kanë analizuar regjistrat suedezë të personave e lindur ndërmjet viteve 1955-1970, duke izoluar 54 mijë raste të operimit të bajameve dhe 27 mijë raste të operimit të apendesitit. Pacientët u mbajtën nën kontroll për 23 vite dhe niveli i atakut kardiak u krahasua me pacientë që nuk ishin operuar.
Rezultati: te pacientët që kishin hequr bajamet rreziku shtohej me 44%, ndërsa për ata që kishin hequr apendesitin rreziku shtohej me 33%.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.