FB

August 5, 2021 | 8:33

Heshtja është paqendjellëse, mjaft e rëndësishme në jetën e çdo individi

 

 

Ndër dukuritë më të mistifikuara dhe me ndikim më të madh në kohën tonë, në shoqërinë moderne dhe postmoderne është masmedia. Leksikoni i fjalëve dhe shprehjeve të huaja konceptin medium e shpjegon kështu: (lat.) ajo që gjendet në mes, që paraqet mesin, rruga e mesme; ndërmjetësues, gjëja përmes së cilës përcillet veprimi.

Përgatiti Albina Hyseni, studiuar Administratë Publike, Marrëdhënie Ndëkombëtare dhe Studime Evropiane, njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike, tekstshkruese shkencore

Si një element ndërmjetësues, mediumet ndahen në ato të shtypit (gazetat, revistat) dhe elektronike (TV dhe radio). Mediumet përkufizohen edhe si mjete të komunikimit masiv dhe si organizime përmasash të mëdha, që në sajë të teknologjisë së sofistikuar mund të kontaktojnë me numër shumë të madh njerëzish. Mediumet paraqesin teknika ose institucione përmes së cilave ofruesit e ndryshëm i përcjellin ose i distribuojnë informacionet ose format e tjera të komunikimit simbolik deri tek audiencat e mëdha, heterogjene dhe gjeografikisht të shpërndara.

Në sajë të një numri të vogël personash mundësojnë informimin e një numri shumë të madh njerëzish. Andaj them se duke kuptuar qartë publiku shikues, lexues apo dëgjues s’ka asnjë mënyrë për ta përcjellë reagimin e vet drejtuar mediumeve. Pra, komunikimi masiv është një proces që zhvillohet në një drejtim. Organizmi medial është burokratik dhe i shpërndarë në firma e kompani të mëdha të cilat, në saje të informatave dhe të dhënave të çastit, të dhënave ditore, javore e kështu me radhë, e orientojnë opinionin në këtë apo në atë drejtim.

Sipas Marshall, mediumet janë instrument i dominimit mbi jetën mendore të njerëzve. Shembull konkret lidhur me këtë kemi në rastin e viteve ‘30 të shekullit XX kur famëkeqi Adolf Hitler e përdori radion në mënyrë “të suksesshme” për qëllime propaganduese antinjerëzore. Linja indoktrinuese e mediumeve, në trajta të ndryshme, vazhdon deri në kohën tonë.

Një mangësi e këtij komponenti të rëndësishëm shoqëror është edhe ndikimi negativ mbi edukatën tradicionale. Neil Postman në veprën e tij Amusing Ourselves to Death pohon se mediumet elektronike e sidomos ato vizuale e kanë kthyer prapa ritmin e shtimit të shkrim-leximit dhe të të kuptuarit. Dëmin që e shkakton amullia e “industrisë kulturore” më së miri e përshkruan Umberto Ecco, i cili pohon se “brezi i ri nuk do të jetë më i orientuar nga imazhet”, pra ai nuk do të dijë të abstraktojë, nuk do të dijë ta vë në lëvizje potencën e vet imagjinative, bota e imazheve, e cila është mjaft e rëndësishme në jetën e çdo individi dhe më gjerë do të plastifikohet dhe do të ketë kujdes se çfarë vendos te lexojë apo të shikojë në gjithë këtë aspekt, sepse ka rëndësinë e saj aq shumë sa ndikon në trurin tuaj dhe gjithë organizmin, në punë, shoqëri, familje pavarësisht kush jeni apo çfarë profesioni keni, pra kjo vlene për gjithsecilin pa dallime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top