Heshtja nuk na përket më. Jemi të mbingarkuar nga zhurmat e të gjitha llojeve, vazhdimisht, gjatë gjithë ditës. Përveç kësaj, shpesh janë zhurma shurdhuese, ndërhyrëse dhe shqetësuese që minojnë mirëqenien tonë. Mundohuni ta vini re tani. Çfarë zhurmash dëgjon? Nëse nuk keni fat të jeni në mes të një pylli, në brigjet e detit apo në male, sigurisht që zhurmat që ju shoqërojnë gjatë jetës suaj do të jenë ato të makinave, telefonave që bien, televizionit… Mendoni për ata që jetojnë ose punojnë pranë një rruge të ngarkuar ose pranë stacionit të trenit ose në një zonë ku mbizotëron zhurma.
Zhurmat e forta dhe pushtuese nuk na lejojnë të përqendrohemi dhe të shijojmë të tashmen tonë. “Dëgjojmë shumë telefon dhe shumë pak natyrën. Era është një nga tingujt e mi. Një tingull ndoshta i vetmuar, por qetësues. Secili prej nesh duhet të ketë tingullin e tij personal dhe dëgjimi i tij duhet ta bëjë atë euforik dhe të gjallë, ose të heshtur dhe paqësor … në fakt, një nga tingujt më të rëndësishëm – dhe për mua tingulli sipas përkufizimit – është totalisht heshtja absolute” thotë André Kostelanetz, muzikant.
Përfitimet e heshtjes
Por ne kemi nevojë absolute për heshtjen. Është një gjendje që na relakson, që na fton të reflektojmë, na detyron të braktisim veten. Dhe mbase këto veprime kanë aq frikë sa shpesh ne vetë duam ta mbulojmë heshtjen me zhurma shurdhuese. Të mos reflektojmë, të mos mendojmë, sepse jemi të pakëndshëm në këtë gjendje të zbrazëtisë së dukshme dhe duam ta mbushim menjëherë me ndonjë gjë. Kjo është ajo që ndodh edhe në prani të njerëzve të tjerë. Kush prej jush mund të heshtë për një kohë të gjatë me një person? Shpesh përpiqemi ta mbushim me fjalë të pakuptimta ose edhe me ikje. Heshtja rëndon mbi ne sepse nuk jemi më në gjendje të komunikojmë me të, duhet t’u drejtohemi fjalëve përndryshe ndihemi të humbur, nuk mund ta mbajmë atë për një kohë të gjatë.
Sidoqoftë, kemi harruar që për të dialoguar në një mënyrë të shëndetshme me çdo person, janë të domosdoshme pauzat e heshtjes në të cilat reflektohet, momentet e heshtjes në të cilat dëgjon. Vetëm në këtë mënyrë fjalët mund të dalin në një mënyrë konstruktive dhe të mirë. Në të kundërt, ato dalin me një shpërthim të pakuptimtë, vetëm me pretendimin e dëshirës për të mbushur një zbrazëti.
Ndonjëherë ndodh që edhe mendja jonë nuk arrin të akomodojë heshtjen dhe kështu mendimet dhe shqetësimet zhurmësisht dhe vazhdimisht pushtojnë jetën tonë dhe na parandalojnë të shijojmë në heshtje momentin që jetojmë. Heshtja krijon zbrazëtinë e duhur për të mirëpritur ëndrrat, idetë, intuitat dhe zgjidhjet. Pa këtë zbrazëti, gjithçka shqetësohet, shpërqendrohet, ngatërrohet.
Si ta garantojmë të drejtën e heshtjes?
Duhet të fillojmë të shijojmë heshtjen një copëz kohë dhe të kuptojmë se nuk duhet ta kemi frikë, por përkundrazi, ta duam atë. Heshtja sjell paqe të brendshme dhe të jashtme, na ndihmon të relaksohemi, të reflektojmë, na lejon të dëgjojmë tingujt e natyrës që nuk kanë asnjë lidhje me zhurmën mbizotëruese të krijuar nga njeriu, na detyron të ndalemi dhe të braktisim nxitimin. Jeta jonë duhet të përfshihet në pjesën më të madhe nga heshtja: kafshët mësojnë shumë nga kjo, ato jetojnë në heshtje dhe vetëm kur është shumë e nevojshme vendosin të bëjnë tinguj!
Edhe zhurma që ne krijojmë i shqetëson deri në pikën që i bën ata të çorientuar, se ata nuk mund të riprodhojnë më, se duhet t’ia mbathin. Nëse jetojmë në një vend veçanërisht të zhurmshëm dhe nuk mund të lëvizim shtëpi, do të duhet të të gjejmë një vend të qetë për të kaluar ca kohë heshtje në ditë. Ata që tashmë jetojnë në një vend mjaft të qetë duhet të ndalojnë televizionet, radiot dhe celularët dhe t’i kushtohen heshtjes për pak kohë në ditë. Ata që fillojnë të jetojnë më në heshtje do të duan gjithnjë e më shumë heshtje sepse me të vërtetë krijon një ndjenjë të përhapur të mirëqenies dhe kur ktheheni te zhurma bëhet gjithnjë e më e padurueshme.
Ky është momenti që na çon të zgjedhim zhurmat. Ka nga ata që vendosin të mos dëgjojnë më muzikë në radio por vetëm muzikë live, ka nga ata që ikin nga qyteti për të dëgjuar tingullin e natyrës sa më shumë që të jetë e mundur, ata që thjesht preferojnë të ecin pa muzikën e zakonshme në kufjet e tyre… Fatkeqësisht jemi mësuar me zhurmat, shpesh nuk na shqetëson më dhe nuk mund të kapim efektin negativ që ka në jetën tonë. Por mund të përpiqemi të riedukojmë veten në heshtje.
Kush nuk mund ta ndalojë mendjen në zhurmë, mund të përpiqet të eksperimentojë me meditim, kush ka fëmijë mund ta bëjë jetën e tyre edukative me aktivitete (gjithashtu të përshtatshme për të rriturit!) për t’u argëtuar dhe për të rimarrë posedimin e shqisës së dëgjimit. Rizbulimi i heshtjes do të thotë, para së gjithash, rindërtimi i një marrëdhënieje tjetër me kohën e përvojave të dikujt”. Heshtja i lejon të gjithë, fëmijë dhe të rritur, të jetojnë më mirë: le ta praktikojmë çdo ditë! Nuk ka as kundërindikacione!
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 166
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.