FB

October 1, 2022 | 7:45

“Heshturazi, dashuri”, një debutim mjeshtëror që eksploron temat e identitetit dhe trashëgimisë në mënyrë bindëse

 

A kanë fund dashuritë e heshtura, ato të pashfaqurat, por ato më të fuqishmet?

Sokço është një qytezë turistike bregdetare në kufi mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Dimri i acartë ka pllakosur e ka zymtuar gjithçka. Trupat janë të ngrirë, peshqit helmues, përtej plazhit, nga kullat e vrojtimit në Veri, dalin grykat e mitralozëve. Një vajzë e re koreano-franceze punon si recepsioniste në një bujtinë, tashmë thuajse në prag të rrënimit. Një mbrëmje, mbërrin një udhëtar i papritur: një francez, që merret me tregime vizatimore, me shpresën për të gjetur frymëzim në këtë peizazh të shkretë. Kur ajo pranon ta shoqërojë në një udhëtim për të njohur shpirtin e vërtetë të Koresë, të dy bashkë vizitojnë maja malesh të zbardhura nga bora, ujëvara të mëdha e madje, kalojnë dhe kufirin e Koresë së Veriut. Mes këtyre dy qenieve që vijnë nga kultura të ndryshme lind një marrëdhënie e vështirë dhe e brishtë.

0

“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe. Ka plot histori të mbetura pezull, takime që lënë gjurmë, por që nuk lëndojnë, si ato të personazheve të këtij romani. Megjithatë, dy personazhet në njëfarë mënyre e gjejnë njëri-tjetrin, njihen, zbulojnë sho-shoqin dhe përmes tjetrit përpiqen të kuptojnë diçka nga vetja. Ky roman delikat si bora mbi det e shpie lexuesin në një univers me pasuri të rralla e origjinalitet. 

01

Kritika

Qysh prej Marguerite Duras nuk kisha ndeshur më një zë të tillë: magjepsës. – Elle

“Heshturazi, dashuri” përshkohet nga një tension i errët që nuk shkrin dhe nuk gjen zgjidhje kurrë. Ky është një libër me tipare noir, që të mban gjithnjë në ankth. – The Guardian

Fjalitë e prera të Dusapin-it të sjellin ndër mend sekuenca kinematografike dhe të ngjallin emocione të forta. Një debutim i tillë mallëngjyes, i realizuar mjeshtërisht, nuk duhet humbur. – Publishers Weekly

Kënaqësi më vete leximi i këtij libri. Përshkrimet e jetës së përditshme në qytezën bregdetare janë të bukura, eliptike dhe mahnitëse, që nga tregu i peshkut pranë plazhit te darkat në bistrot vendase e deri te një muze surreal… një triumf i vërtetë. – Kirkus review

Enigmatik, joshës… Ky debutim mjeshtëror eksploron temat e identitetit dhe trashëgimisë në mënyrë bindëse. – Irish Times

Rrëfimi në vetë të parë i autores Elisa Shua Dusapin përbëhet nga fjali kristaline që të shtyjnë të krijosh në kokë imazhe të kthjellëta për të përshkruar temat e vetmisë, detyrimeve familjare, identitetit, presionit shoqëror dhe seksualitetit. – ArtReview Asia

“I shkëlqyer!” – Vogue

“Një kryevepër.” – Huffington Post

 

Autorja

eliElisa Shua Dusapin ka lindur në Francë më 1992, në një familje franko-koreane dhe është rritur në Paris, Seul e Zvicër. “Heshturazi, dashuri” është romani i saj i parë, botuar më 2016. Ai korri sukses të menjëhershëm dhe u nderua me Prix Robert Walser dhe Prix Régine

Desforges. Përkthimi i këtij romani në gjuhën angleze është nderuar në

Amerikë me National Book Award për Letërsinë e Përkthyer. Deri tani është përkthyer në gjashtë gjuhë.

 

kopertina_heshturaziTitulli: Heshturazi, dashuri

Autori: Elisa Shua Dusapin

Përktheu: Adelina Jaku

Zhanri: Roman

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top