Vuajtja e humbjes së një njeriu të dashur mund të shkaktojë inflamacion kërcënues për jetën. Studiuesit në Universitetin Rajs të Teksasit intervistuan 99 persona që kishin humbur një bashkëshort në dy javët e fundit dhe morën mostra të gjakut. Ato që vuanin për humbjen e të dashurve të tyre kishin nivele ndjeshëm më të larta të inflamacionit trupor sesa personat që nuk kishin kaluar një dhimbje të tillë. Krahasuar me të tjerët, njerëzit e pikëlluar kishin 53.4% më shumë inflamacion në trupat e tyre.
Autori kryesor i studimit Chris Fagundes, një profesor asistent i shkencave psikologjike, tha se ky është i pari studim që tregon se disa simptoma të pikëllimit mund të çojnë në rritjen e rrezikut të vdekshmërisë. “Studimet e mëparshme kanë treguar se inflamacioni kontribuon pothuajse në çdo sëmundje në moshën madhore”, tha Dr. Fagundes.
Sipas studiuesve depresioni lidhet me nivele më të larta të inflamacionit dhe ata që humbasin bashkëshortin janë në rrezik dukshëm më të lartë nga depresioni i madh, sulmi në zemër, goditja dhe vdekshmëria e parakohshme. Megjithatë, ky është studimi i parë për të konfirmuar se dhimbja pavarësisht niveleve të njerëzve të simptomave depresive mund të nxisë inflamacionin, i cili mund të shkaktojë rezultate negative shëndetësore. Ky studim shikon më nga afër, se si hidhërimi mund t’i vërë gratë e veja në rrezik më të madh për vdekjen e hershme se të tjerat.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.