Mirëqenie

July 30, 2016 | 8:25

Hidratimi i domosdoshëm për shëndetin

Uji është një element jetësor, i dyti në radhë pas oksigjenit. Sipas studimeve, është llogaritur se 65 % e trupit tonë përmban ujë, ndërkohë që truri ynë mund të jetë i përbërë prej 85% ujë. Edhe pse shpeshherë dëgjojmë se duhet të pimë ujë, shumë pak kemi dëgjuar se përse na bën mirë. Disa mendojnë se marrin mjaftueshëm ujë, pasi konsumojmë kafe, çaj, pije freskuase. Por a mjaftojnë këto për të na hidratuar sa duhet? Shpeshherë mjaft lëngje të tjera që kon – sumojnë, kanë efekte diuretike dhe ndikojnë në dehidratimin tonë. Madje shumë kujdes duhet të bëjmë me pijet alkoolike, sidomos kur e teprojmë me to. Tani në verë që temperaturat janë mjaft të larta duhet të kujdesemi edhe më shumë, pasi nevoja për të konsumuar lëngje është edhe më e madhe. Personat që punojnë në ambiente me ajër të kondicionuar kanë ulje të nevojës për të pirë ujë, ndaj duhet të kujdesen edhe më tepër. Sipas studimeve, 2-3 persona janë lehtësisht të dehidratuar. Qoftë dhe një dehidratim 2-3% të peshës sonë trupore ka një ndikim negativ në performancën e organizmit. Ka lidhje të drejtpërdrejtë me funksionet fizike, duke filluar nga ndjesia e lodhjes si trupore ashtu edhe mendore. Lodhja, mungesa e energjive, dehidratimi ndikojnë edhe në uljen e metabolizmit. Ndaj, është e këshillueshme që jo vetëm në stinën e nxehtë, por në të gjitha stinët e vitit të konsumojmë sa më shumë ujë dhe Hidratimi lëngje të tjera të freskëta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top