Nga: Manjola Baçi
Që në fëmijëri jemi njohur me fjalën higjienë, ndaj pastërtisë së trupit në tërësi, sesi të kujdeseshim për pamjen dhe veshjen tonë. Por a keni menduar sesi të kuroheni edhe brenda shpirtit dhe mendjes?…
E spikatur në laboratorin klinik dhe e vendosur në një enë të qelqtë, kështu më është paraqitur kjo tablo për kaq vite me radhë, derisa vendosa të bëj retrospektivë mbi mendjet njerëzore, por mbi të gjitha mendjen time. Që në fëmijëri jemi njohur me fjalën higjienë, për pastërtitë e trupit, se si të kujdeseshim për pamjen dhe veshjen. Por a keni menduar se si të kuroheni edhe brenda shpirtit dhe mendjes, pasi nëse nuk gërmojmë, nuk kemi pastruar gjë. Mbi të gjitha arsyet individuale që ka individi, të përpiqet të mos humbasë reflektimin mbi veten, si dhe me influencën që përcillet nga të tjerët. Nevoja për të pasur gjithçka nën kontroll, na bën më të prekshëm ndaj asaj që është më e rëndësishme se edhe vetë uni ynë, pra për mendjen. Shpesh na ndodh të përballemi me situata ankthioze, derisa mund të humbasim kontrollin e të qenit të vetëdijshëm. Por ja që na ndodhin skena të tilla. S’i zgjedhim ne për të qetësuar, bëjmë një dush? Jo vetëm kaq, të pastrojmë në mendjen tonë mendimet negative që na marrin energjinë pozitive (produktivitetin), ta ushqejmë me kreativitet për t’ua dalë telasheve, jo për t’i shpëtuar, pasi ju siguroj, problemi jo i trajtuar rikthehet. Me një mendje të pastër, me ide të qarta në kokën tonë, ndotja minimizohet. Me një mendje të hapur, ajo kurrë nuk ngushtohet. Me një higjienë të mendjes, jo domosdoshmërisht përfshihen persona intelektualë, por ata me shpirt inkurajues, të devotshëm, ata që praktikojnë higjienën e trupit, praktikisht mund të kujdesen për higjienën e mendjes. Me higjienë të mendjes kuptojmë gjithashtu shëndetin mendor, të cilin ne si qenie egoiste që jemi, kemi për detyrë ta ruajmë dhe kurojmë sa herë që vihemi përballë rrethanave apo ndodhive jetësore. Ka po kaq rëndësi koha e kushtuar për t’u marrë me veten dhe për t’u bërë protagonist i skenarit që ndërtojmë dita-ditës. Nëse do të më pyesnit, cila do të ishte pika kyçe e njeriut, do të thosha: një mendje e shëndoshë, në një trup të shëndoshë.
Ja disa ushtrime jo fizike për një higjienë të mendjes
Furçë dhëmbësh: Me një furçë dhëmbësh, por nuk jemi në orarin për të larë dhëmbët, përfytyrojeni trurin në pëllëmbën tuaj dhe pastrojeni nga ndodhitë e ditës së sotme, kështu në këtë rast zbardhim edhe zonën gri që kemi.
Embëlsoni dialogun së brendshmi: Një zakon yni i shpeshtë është që dialogojmë ashpër me veten dhe gabimet e tjetrit i lartësojmë, nuk funksionon kështu. Duhet të jemi ne ata që të kujdesemi për veten, të ruajmë parametrat jetësorë, të ndërmjetësojmë ekuilibrat e jashtëm dhe të mos e gjykojmë veten, përse jemi kaq naivë, seedhe të kundërtën e saj nuk do ta donim.
Një ditar për ty mendja ime: Edhe ky është një ritual monologu, por e shkruar në letër, gjë që të ndihmon t’i shkruash ndodhitë me detaje, dhe këtu vëmë re se si analizojmë ne sipas perceptimit tonë. Gjithashtu na ndihmon të jemi të drejtë me veten dhe të tjerët. Mendja në këtë rast vihet në punë jo vetëm mekanikisht, por sugjestionohet në një mënyrë që ndihmon zhvillimin e një vetimazhi pozitiv, në një botë imazherike.
Dizenjimi i saj: Në spektrin e shkencës së neurologjisë, higjiena e mendjes, nuk është gjë tjetër introspektimi dhe trajtimi nëpërmjet manipulimeve, qoftë kjo në forma testimi neuro-teknologjike apo e radikaleve të lira. Rëndësia tjetër për të kuptuar janë dhe forma e saj, pra truri, pjesët dhe ndarja sipas lobeve. Nëse do ta shikonim trurin me një sistem aparaturash gjithë kohës, më besoni, do të dhimbseshit ndaj gjithë atyre fijeve trunore që pulsojnë në kokën tonë dhe do të ruanim më shumë qetësinë nga frika se mos shpoheshin ato enë të mbushura plot me gjak. Mendja ruan enën që të mbajë higjienën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.