Hipotiroidizmi është një sindromë që shfaqet si pasojë e mungesës së hormoneve të tiroides, sepse tiroidja nuk prodhon aq sa duhet për të plotësuar nevojat e të gjitha indeve. Mosbalancimi krijon dëmtime në të gjithë trupin. Simptomat e hipotiroidizmit tek femrat, subjektet më të prekura dhe tek meshkujt janë të ndryshme. Njohja e tyre lejon një diagnozë të hershme dhe marrjen e të gjitha trajtimeve të dobishme për t’u përmirësuar.
Hipotiroidizmi në fazat e hershme, në shumicën e rasteve, nuk shfaqet me simptoma të dukshme, të cilat bëhen të tilla me përparimin e sëmundjes. Sindroma mund të shkaktohet nga sëmundje autoimune si tiroiditi Hashimoto, heqja e tiroides me operacion, terapia me jod radioaktiv, përdorimi i disa medikamenteve. Por hipotiroidizmi mund të jetë edhe një sindromë kongjenitale, e pranishme tek individi që në lindje, nga problemet me gjëndrën e hipofizës, nga mungesa e jodit apo nga shtatzënia.
Simptomat e hipotiroidizmit
Siç u përmend më herët, në fazat e hershme simptomat nuk janë të dukshme, por ndërsa mungesa e hormoneve tiroide përparon, mund të vërehen:
- Lodhje
- Përgjumje e tepërt
- Ndjeshmëria ndaj të ftohtit
- Ënjtje e fytyrës dhe qepallave
- Lëkurë e thatë dhe zbehje
- Dobësi
- Ngërçe të muskujve
- Zë i ngjirur
- Kolesterol i lartë në gjak
- Flokë të brishtë dhe të hollë
- Ritëm i ngadaltë i zemrës
- Akumulimi i lëngjeve nënlëkurore
- Depresion
- Probleme me memorien
Çfarë duhet të bëni në rast të hipotiroidizmit?
Sindroma, e cila diagnostikohet me analizat e gjakut që matin nivelet e TSH dhe hormoneve të tiroides, si FT4, dhe me ultratinguj të tiroides, mund të kurohet thjesht duke i dhënë hormonit të tiroides L-tiroksinë nga goja, për të kompensuar çekuilibrin që krijon hipotiroidizmi. Është thelbësore të gjesh dozën e duhur. Gjithashtu është e nevojshme të bëhen kontrolle vjetore, pasi doza mund të ndryshojë gjatë jetës së pacientëve.
Burimi / https://www.donnad.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.