Marrëdhënie

June 18, 2019 | 9:50

Hiqni dorë nga gjithë njerëzit që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë. Është shumë e rëndësishme!

Ka sakrifica të vështira, sidomos kur bëhet fjalë për largimin e njerëzve që kanë qenë të rëndësishëm për ne. Por përkundër kësaj, ka situata ose momente të caktuara në jetë, në të cilën duhet ta mbushim veten me guxim për t’u përballur me këtë hap të dhimbshëm.

Nëse kemi pushuar së qeni e rëndësishme për një person, nëse ai person nuk duket të jetë i interesuar për ne, qëndrimi me të do të na bëjë të vuajmë dhe do të na pengojë të vazhdojmë rrugën tonë. Për këtë arsye, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të heqim dorë nga ai person.

Është me të vërtetë e rëndësishme të marrim kurajë dhe të largohemi nga situatat që na bëjnë të ndihemi keq, nuk ka zgjidhje tjetër nëse duam të jemi të lumtur. Është thelbësore të heqësh dorë nga njerëzit që na bëjnë të vuajmë nëse nuk duam të heqim dorë nga vetja!

Lënia e njerëzve është një proces i dhimbshëm dhe nuk do të thotë të jesh i dobët, por është një akt guximi dhe force. Kjo është një zgjedhje e dëshiruar dhe duhet t’i japim vetes kohë për të shëruar plagët e ndryshme që ka shkaktuar fundi i kësaj marrëdhënieje.

Jeta është si një tren në të cilin ne njohim njerëz të ndryshëm, mund të kemi një bisedë ose të krijojmë marrëdhënie më të thella; dikush na shoqëron për një pjesë të vogël të rrugës dhe disa për pjesë më të gjatë, por nuk është e sigurt nëse ata duhet të na shoqërojnë në fatin tonë përfundimtar. Dikush do të shkëputet nga treni para nesh dhe ne do të kapemi tek kujtimet e tyre, duke na penguar të njohim njerëz të tjerë interesantë, të cilët mund të sjellin përfitime për jetën tonë.

Kjo nuk bëhet për të harruar njerëzit që ishin të rëndësishme për ne, por për të ecur përpara dhe për t’u bërë më elastikë, duke krijuar mundësi të reja për të njohur njerëz interesantë. Në fund të fundit, çdo person ka një rrugë për të ndjekur, nëse qëndrojmë prapa, kurrë nuk do ta arrijmë dot fatin tonë.

 

 

 

Burimi / www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top