Nga Focus / Përktheu e përshtati Adela Kolea
Ç’lidhje mund të kenë “Pika e furnizimit me karburant e automjeteve” dhe “Arkitektura”; “Arkitektët?”
Epopeja e veturave kalon automatikisht edhe nëpërmjet stacioneve të furnizimit të karburantit, të cilët, arkitektët më në zë të fillimit të ‘900-ës, i projektonin si struktura madhështore e të pakrahasueshme me të tjera.
Foto: Stacion karburanti në Zelandën e Re
Sot, sigurisht ky ndërveprim tingëllon si diçka e paqartë, e pa aplikueshme. Pasi, kur ndalemi që të furnizojmë automjetin me karburant në pikën e shërbimit përkatës, me jetën frenetike që bëjmë e nxitimin që kemi, as që ia hedhim sytë strukturës së godinës së shpërndarjes së karburantit por, mjaftohemi në aktin parësor të furnizimit të automjetit, të ndonjë nevojshmërie të vogël pastrimi a mirëmbajtjeje të shpejtë të çastit për automjetet tona të qarkullimit e vijojmë me shpejtësi udhëtimin.
Ama dje nëpër botë, nuk ka qenë ky konceptim kaq minimizues dhe standard, pa kritere personalizimi si sot, për formën e strukturës së pikës së shpërndarjes së karburantit.
Në fillim të ‘900-ës, në mënyrë globale stacionet e furnizimit me karburant kanë qenë një terren i frytshëm aplikimi për arkitektët më të mëdhenj të epokës.
Ata kanë realizuar në formë e strukturë, godina të stacioneve të karburantit, ikonike.
Ashtu siç qe stacioni i parë i karburantit në absolut më 1913-ën në SHBA, struktura e të cilit ngjasonte me një pagodë, që siç e dimë, është një faltore në trajtë piramide në disa vende të Lindjes së Largët apo faltore e budistëve.
Me rritjen e shumëllojshmërisë së rrjetit të pikave të furnizimit të karburantit, paralelisht forma arkitektonike e strukturore e stacioneve të shërbimit në fjalë erdhi gjithnjë e më tepër duke u bërë diçka anonime e pa asnjë domethënie apo kuptim, e thjeshtëzuar në maksimum.
Thjesht e përqendruar në funksionin praktik primar:
furnizimin me karburant.
Kryesisht praktikë e duke anashkaluar formën e strukturës, e cila më parë kishte konceptim e vlerësim krejt tjetër për rëndësinë që i jepej nga ana estetike e stilistike.
Arkitekti “star”, ai më i njohuri që projektoi stacionin e shërbimit të karburantit në Minesota, SHBA, pikën furnizuese “R. W. Lindholm” në vitet ’50 quhej Frank Lloyd Wright.
Kjo godinë, sot në Amerikë ruhet si qendër muzeore dhe është e shënuar në regjistrin e subjekteve me vlerë historike për territorin.
E konceptuar jo thjesht si stacion karburanti por, si një pikë referimi për lokalitetin, karakterizohet nga një ndriçim verbues, me të vetmin “ngërç”, që i pati mbetur peng edhe vetë arkitektit:
Atë që s’arriti dot për nga ana teknologjike, realizimin e sistemimit në tavan të pompave të benzinës, në mënyrë që të kursente hapësirën në sheshin përkatës para godinës.
Për epokën ato u konsideruan si me kosto shumë të lartë.
Por, aq shumë u vlerësua projekti, sa më vonë, në përmasa reale u realizua një kopje e këtij sistemi me pompa karburanti në tavan, e cila ruhet në muzeun e Buffalo-s, në New York.
Veç diçka:
Ai që konsiderohet si stacioni i karburantit me strukturë më të bukur në absolut, nuk gjendet në SHBA por, në Kanada, projektuar më 1968 nga Ludwig Mies van der Rohe.
Sot, skenografia e tij e çeliktë, e lyer me bojë të zezë, nuk kundërmon më erë karburanti por, është shndërruar në qendër kulturore dhe përdor energji gjeotermike.
Edhe Italia është shquar për ndërveprimet e këtyre dy fushave:
“Stacion karburanti & Arkitekturë.”
Së fundmi është folur për “Piramidën e Villoresi-t”, një autogrill spektakolar realizuar nga Angelo Bianchetti përgjatë “Autostradës së Liqeneve” (pranë Lainate-s), që është restauruar ka pak kohë e i është kthyer shkëlqimi.
Gjithsesi, janë edhe dy struktura të tjera stacionesh karburanti më të njohura akoma:
-Njëra, në Milano, Itali, “Agip i Sheshit Accursio.”
Realizuar da Mario Bacciocchi pas Luftës, me linjat e përthyera e me ndriçimin futuristik, struktura e karburantit gëzon emërtimin “Anija kozmike”, të cilën në 2017-ën e nxorri në dritë Lapo Elkann, që e ristrukturoi e shfrytëzoi si ofiçinën e vet krijuese.
-Ndërsa tjetra gjendet në Asmara, Eritrea, pika e karburantit “Fiat Tagliero”, realizuar nga italianët kolonizatorë në atë epokë dhe struktura në stil futurist përmban formën e një avioni gati për fluturim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.