Aktualitet

August 21, 2022 | 9:24

HISTORI DHE KRENARI / Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Europianin e Atletikës në Munich.

 

Luiza është frymëzim për arritje qe nuk t’i kap as imagjinata më e kërcyer! Luiza  Gega ka fituar medaljen e artë në Europianin e Atletikës që po mbahet në Munich.

Atletja shqiptare triumfoi në garën e 3.000 metrave me pengesa, duke kaluar e para vijën e finishit me kohën 9:11.31. Me këtë kohë, Gega  vendosi rekordi të ri në Kampionatin Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova. Ndryshe, koha e regjistruar nga Luiza Gega në Munich është dhe rekordi i ri kombëtar në këtë disiplinë, pasi atletja përmirësoi kohën që kishte vendosur në Lojërat Mesdhetare pak javë më parë.

Luiza Gega, e cila ishte renditur e pesta në botë në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, ku ishte dhe atletja më e mirë nga Europa, konsiderohej favorite për medalje në finalen e sotme.

gega-2

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top