Marrëdhënie

August 29, 2018 | 11:42

Histori emocionuese, vendosin të bëjnë foto për 4 vjet, lidhja e fortë nënë-bijë shkon përtej asaj që mund të mbajë kjo Tokë

Kur ka një bashkëpunim të madh mes nënës dhe vajzës, marrëdhënia e ndërtuar, është e bukur. Ajo është e ngritur me besim të madh, me rite të vogla e të gëzueshme për t’u ndarë.

1Ashtu si protagonistet e historisë në fjalë, të cilat katër vjet më parë, vendosën t’i japin jetën një tradite të vogël: të bënin një foto që i portretizonte së bashku, ditën e parë dhe të fundit të shkollës.

Një mënyrë e gëzueshme dhe argëtuese për të fiksuar momente të rëndësishme në jetën e çdo studenti dhe kjo vajzë e re dhe bukur nuk bën dallim.

Për katër vjet, në të njëjtën ditë, nëna dhe vajza bënë fotografi për të kujtuar emocionet e viteve të shkollës së mesme.

Për nanatat07, ky është emri i llogarisë në Twitter të vajzës, tradita e vogël është me të vërtetë e rëndësishme.

Imazhet e bukura i përshkruajnë, ndërsa ato shijojnë një akullore të mirë apo shuajnë etjen me një pije të ftohtë, të ulur në makinën e tyre. Fytyrat e buzëqeshura tregojnë gëzim të madh për të jetuar dhe simpati!

“Dje ishte dita e fundit e shkollës. Nëna ime dhe unë, për katër vjet, bëmë foto që nga dita e parë deri në të fundit të mësimit”, shkruan vajza në Twitter.

4Përgjatë këtyre katër viteve të jetës së tyre, u shënua dhe një ngjarje dramatike: nëna e saj u diagnostikua me kancer, por sëmundja e rëndë nuk e pengoi këtë grua kurajoze, të bëjë foto me të bijën në ditët e mëpasme.

Tradita e vogël është e rëndësishme për të dyja, akoma më e rëndësishme për dritën e ngjarjes së dhimbshme.

Në fotot që ato bënë përgjatë vitit të tretë, mund të shohim që gruaja humbi flokët. Kimioterapia ka ndryshuar pamjen e saj, por jo shpirtin, forcën dhe vullnetin.

6Por, për fat të keq, e gjitha kjo nuk mjaftoi për ta ndihmuar gruan të fitojë betejën më të rëndësishme të jetës. Nëna e nanatat fluturoi lart para se të bënte foton e fundvitit të shkollës.

“Nëna ime nuk ia doli, por më ka mësuar të jem e fortë, më ka dhuruar forcën e saj. e gjithë puna ime, sforcot e mia, përpjekjet, do t’i dedikohen asaj…”, shkruan vajza në Twitter.

Shkrepja e fundit e vajzës në vendin e varrimit, mori më shumë se 600,000 pëlqime dhe 122,000 shpërndarje duke tronditur të gjithë botën.

8Pija për nënën e saj qëndron pranë luleve, buzëqeshja e saj e guximshme: tradita është ruajtur.

Lidhja e fortë midis nënës dhe vajzës, traditës së vogël dhe të bukur, shkon përtej asaj që mund të shpërndajë kjo Tokë.

Vajzat i mbeten veç foto e vyera me nënën e saj, për të ruajtur dashurinë dhe zemrën e saj të madhe, për ta shoqëruar në vitet që do të vijnë.

Përgatiti Orjona TRESA / /incampagna.piccolestorie.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top