Mirëqenie

March 10, 2018 | 10:34

Historia e adoleshentes që paralajmëron për konsumin e çajit jeshil

Janë të shumtë ata që konsumojnë çajin jeshil për të mirën e shëndetin e tyre. Në të vërtetë besohet se kjo pije të ndihmon kundër inflamacionit ose gjakderdhjes. Gjithashtu çaji jeshil rekomandohet për të humbur peshë, meqë thuhet se stimulon metabolizmin dhe ndihmon për të djegur kalori.

Pavarësisht kësaj  kjo është ajo që një adoleshente 16-vjeçare, në Angli, ka përjetuar në lëkurën e saj: historia e saj ka qenë objekt i një studimi.

Në mënyrë që të humbasë peshë, vajza mori dy kuti çaji jeshil nga Kina: çdo paketë përmbante 100 bustina. Ajo pinte tre gota çaj për disa muaj me radhë, derisa filloi t’i shfaqej një sëmundje, me simptoma të tilla si, vjellje, marramendje dhe dhimbje në të gjithë trupin.

Shkoi te mjeku, duke menduar se kishte infeksion urinar, por antibiotikët nuk po e ndihmonin që të merrte veten dhe vazhdonte të ishte ende e sëmurë, derisa shkoi me urgjencë në Birmingham, ku u diagnostikua me një formë akute të hepatitit.

Mjekët mendonin se dëmtimi i mëlçisë ishte shkaktuar nga një përbërës në çaj të quajtur camellia sinensis. Specialistët e tjerë kanë propozuar teorinë se ishte faji i pesticideve të përdorura në bujqësi në Kinë.

Shkaku nuk është ende plotësisht i sigurt dhe do të nevojiten hetime të mëtejshme, por mbetet fakti që sapo vajza ndërpreu marrjen e çajit, ajo filloi të përmirësohej.

Kjo histori na mëson se duhet të kontrollojmë gjithmonë përbërësit e ushqimit dhe pijes që konsumojmë, veçanërisht nëse përmbajnë kimikate të dyshimta. Vetëm kështu mund të përcaktojmë nëse këto ushqime janë në të vërtetë të shëndetshme për ne apo jo.

Përgatiti / Brikela Daci / Burimi / http://www.perdavvero.club

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top