Lifestyle

June 9, 2018 | 12:32

Historia e dashurisë së Meryl Streep dhe Don Gummer

Nëse jeni fans i Meryl Streep me siguri e keni parë filmin The Devil Wears Prada apo Mamma Mia, për shumë e shumë herë. Fituesja e shumë çmimeve është një gjeni në ekran, pavarësisht nëse luan në komedi apo dramë. Por pavarësisht se i doni të gjithë filma e saj, sa shumë dini për jetën e saj të vërtetë dhe private? E vërteta është se ajo shumë e mrekullueshme kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Le të fillojmë që nga fillimi. Kthehemi në vitet ’70, ku Meryl u njoh me aktorin John Cazale. Ata qëndruan së bashku për rreth dy vjet dhe kur ajo u shpërngul për në apartamentin e tij në Tribeca gjërat po shkonin vërtet mire. Madje shumë më mirë. Ata ishin dy nga aktorët më të mirë të asaj kohe.

Deri sa një ditë në maj të vitit 1977. John nisi të ndihej shumë sëmurë saqë nuk mund të punonte dhe shkoi për t’u vizituar. Disa ditë më vonë, e gjithë bota e tyre u përmbys: John u diagnostikua me kancer në mushkëri, dhe jo vetëm aq, por iu përhap në të gjithë trupin e tij.

Ai shkoi nëpër trajtime dhe luftoi aq sa mundi, bashkë me Meryl përkrahë tij, John vdiq më 12 mars 1978, në moshën 42 vjeçare.

“Ajo nuk flet shumë për këtë,” thotë Michael Schulman, i cili flet për këtë kohë tragjike në biografinë e Meryl, “Her Again”. “Por ai vit ishte kaq dramatik për të dhe jetën e saj. Ai vit i shërbeu asaj si instrument për formimin e saj si person dhe si aktore”.

Pavarësisht të vërtetës? Vetëm pak javë pas vdekjes së John njëri prej dy vëllezërve të Meryl shkoi për ta ndihmuar atë të grumbullonte gjërat e saj. Dhe sigurisht, ai kishte marr me vete një nga shokët  e tij për ta ndihmuar. Ai burrë? Don Gummer.

Nuk u desh shumë kohë që këta të dy të dashuroheshin me njëri-tjetrin. Në fakt, ajo mori vetëm një kohë shumë të shkurtër.

Në fillim, ishte Don që u soll si një zotëri. Ai e lejoi atë të qëndronte në banesën e tij ndërkohë që ai udhëtonte, pasi Meryl nuk mund ta mendonte që ta lejonte atë të qëndronte në apartamentin që kishte ndarë me John. Por kur Don u kthye, ajo vazhdoi të jetonte atje. Dhe që nga ajo kohë ata nuk u ndanë kurrë.

Dasma ndodhi shumë shpejt – ata kishin vetëm gjashtë muaj bashkë, kur thanë, “Pranoj” në kopshtin e oborrit të prindërve të saj. Miqtë dhe familja ishin sigurisht skeptike për martesën e shpejtë, por gati 40 vjet më vonë, të dy janë më të dashuruar se kurrë.

Dhe ato 40 vjet së bashku ka qenë asgjë më pak se veçse të mahnitshëm. Ata bënë katër fëmijë: Henry, Mamie, Grace dhe Louisa, të cilët janë të gjithë të suksesshëm. Henry punon si një muzikant profesionist, Mamie dhe Grace dy morën profesionin e nënës së tyre dhe punojnë si aktore, dhe Louisa është një modele. Ata u rritën në Connecticut dhe në Los Anxhelos.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top