FB

October 8, 2025 | 17:30

Historia e Spitalit jopublik Amavita / Një vizion që u kthye në trashëgimi

Në vitin 2008, kur sistemi shëndetësor shqiptar ishte ende larg standardeve bashkëkohore, sidomos në fushën e onkologjisë, një mjek me përvojë të jashtëzakonshme në kirurgjinë onkologjike në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë, Prof. Dr. Agim Karaj, ndërmori një hap të guximshëm. Ai themeloi një spital privat me një qëllim të qartë: të sillte në Shqipëri një qasje të re ndaj pacientit, duke e trajtuar jo si numër, por si një histori unike, me nevoja të veçanta dhe me dinjitet njerëzor.

img_6424

Trashëgimia e një vizionari

Prof. Dr. Karaj u nda nga jeta rreth një vit më parë, por vizioni dhe ndikimi i tij mbeten të pazëvendësueshëm. Përveç arritjeve të tij profesionale, ai la pas një ekip mjekësh që i kishte përgatitur vetë me kujdes e përkushtim: Dr. Artan Bodeci, Dr. Euglent Hoxha, Dr. Klaudja Karaj dhe një staf i tërë që sot mbajnë të gjallë misionin e tij. Këta mjekë nuk trashëguan vetëm dije teknike, por edhe filozofinë e kujdesit human ndaj pacientit, një filozofi që e kthen çdo ndërhyrje mjekësore në një akt respekti për jetën.

 

Onkologjia në fokus

Një nga boshllëqet që ky spital mbushi ishte trajtimi onkologjik në shëndetësinë private. Këtu, pacientët përballen me një kujdes gjithëpërfshirës: diagnostikim të hershëm, trajtim kirurgjikal, kimioterapi, ndjekje të vazhdueshme me teknologji moderne dhe mbështetje emocionale gjatë gjithë procesit. Spitali ofron trajtime të specializuara për disa lloje të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, kancerin oral, kancerin e lëkurës, si dhe tumoret e ndryshme të organeve të brendshme. Shërbimi është i strukturuar në mënyrë që çdo pacient të marrë kujdesin e nevojshëm në çdo fazë të sëmundjes, nga diagnoza deri tek ndjekja pas trajtimit. Në fushën e kirurgjisë gjinekologjike janë kryer ndërhyrje të ndërlikuara, nga trajtimi i tumoreve, deri te kirurgjia plastike gjinekologjike, duke i dhënë shumë grave jo vetëm shëndetin, por edhe një cilësi të re jete. Përveç kësaj, spitali ofron dhe kirurgji rekonstruktive pas operacioneve, si dhe kirurgji maksilofaciale për pacientët me probleme të strukturës kockore të fytyrës, si dhe me nevojë për rehabilitim pas traumave të ndryshme.

img_6433

Bukuria si pjesë e mirëqenies

Spitali nuk është thjesht vendi ku shërohen sëmundjet, por edhe ku rigjenerohet vetëbesimi. Përmes kirurgjisë plastike dhe estetike, ofrohen ndërhyrje si rinoplastika (ndryshimi i formës së hundës), otoplastika (ndërhyrje për formën e veshëve), blefaroplastika (ndërhyrje për të korrigjuar qepallat e shtuara), abdomenoplastika (heqja e dhjamit dhe tonifikimi i barkut), mamoplastika (korrigjimi i gjoksit), si dhe zmadhimi dhe zvogëlimi i gjirit. Të gjitha realizohen me një filozofi të qartë: pamje natyrale, harmoni me fizionominë dhe shmangie të ekzagjerimeve. Synimi nuk është të ndryshohet identiteti i dikujt, por të nxirret në pah bukuria e tij unike.

 

Një horizont i ri: Poliklinika Amavita

Puna dhe vizioni i Prof. Dr. Agim Karaj po zgjerohet edhe më tej. Së shpejti pritet hapja e Poliklinikës Amavita, e cila do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh: ORL, stomatologji, klinikë të mbjelljes së flokëve, dermatologji, nefrologji, kardiologji, endokrinologji dhe të tjera. Ky zgjerim synon që pacienti të ketë gjithçka që i nevojitet në një qendër të vetme, duke i kursyer kohë dhe duke i ofruar cilësi të padiskutueshme. Historia e këtij spitali privat ishte më shumë se një histori institucioni, është historia e një vizionari që besoi se kujdesi mjekësor duhet të jetë i përqendruar tek njeriu. Sot, ky vizion jeton përmes stafit të tij, i cili cdo ditë jo vetëm shëron, por edhe rikthen shpresën tek pacientët.

img_6432 img_6417 img_6418 img_6421 img_6416

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top