Dëshmi

August 24, 2018 | 8:57

Historia e të voglës Eden: mbeti e paralizuar për shkak të një loje

Emri im është Kylee Hoelscher, unë jam një nënë dhe dua t’ju tregoj një ngjarje të tmerrshme sepse dua që ju ta dini dhe të jeni të vëmendshëm. Ju lutem bëjeni. Hyra në dhomën ku vajza ime 5-vjeçare, Eden, po luante, e gjej të shtrirë në dysheme dhe nuk lëvizte, u afrova pranë saj dhe u mundova ta merrja, gjithmonë duke menduar se ishte në gjumë, por më pas kuptova se diçka nuk shkonte…

Në një moment ajo hapi sytë, isha e tmerruar, bërtita “Eden çohu”, por ajo më pa dhe më tha: “Mami nuk mundem, nuk i ndiej këmbët, njësoj si të jem në gjumë…”

Që nga ai moment filloi një makth i vërtetë. E çova menjëherë në spital, më thanë se kishte një apopleksi të çuditshme në shpinë dhe mund të ishte paralizuar për gjithë jetën. Ne biseduam me Edenin dhe në fund, së bashku me mjekët, kuptuam arsyen, një lojë, një lojë e marrë.

A e dini kur fëmijët bëjnë urën? Apo ndoshta miqtë tuaj e quajnë atë merimangë… të përkulësh gjithë trupin mbrapa.

Ajo u mbajt për ditë me radhë nën kujdes intensiv dhe në fund zemra m’u thye nga ato fjalë të dhimbshme: vajza tuaj do të mbetet e paralizuar nga beli e poshtë. Ne filluam menjëherë me trajtimet lokomotore, ishte e vetmja shpresë për të rimarrë atë që kishte humbur. Shkuam tek Instituti Rehabilitues Fraizer, i cili njihet botërisht për trajtimin e problemeve të kësaj natyre, ku e bëri këtë terapi pesë ditë në javë.

Tashmë ka kaluar një vit nga incidenti i tmerrshëm dhe i paharruar.

Burimi / www.bigodino.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top