Mirëqenie

November 15, 2017 | 9:31

Hithra, “mbretëresha” e bimëve mjekësore. Njihuni me vlerat dhe efektet e saj

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.

hithra

Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin. Gjithashtu hithra mund të ndihmojë trupin në detoksifikimin e kimikateve dhe metaleve të rënda, madje ndihmon për të reduktuar mbajtjen e ujit, dhe është veçanërisht e dobishme kur ka rrjedhje të rëndë menstruale tek gratë. Stimulimi i hithrës i ndihmon nënat për qumësht dhe rritje të energjisë pas lindjes. Ndërkohë kjo bimë shërben si një përforcues natyror i testosteronit i cili ndihmon në rritjen e vitalitet tek meshkujt. Por hithra shërben edhe si një anti-astmatik për vështirësitë bronkiale dhe asmatike, e ndihmon për të pastruar bronket dhe hundën, shkruan Gazeta Shqiptare. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por, është e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top