FB

July 19, 2023 | 8:05

Hobi befasues që mund të mbajë larg demencën

Sipas studimeve mbajtja e një ditari mund të ndihmojë të moshuarit të shmangin demencën.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 10,000 njerëz që jetonin në Australi mbi moshën 70 vjeç, të cilët u ndoqën për rreth 10 vjet. Ata zbuluan se të moshuarit që mbanin një ditar, shkruanin letra ose përdornin kompjuterit kishin 11 përqind më pak gjasa të zhvillonin demencë.

Ndërkohë, aktivitetet mendore aktive si lojërat, letrat apo shahu dhe bërja e fjalëkryqeve apo enigmave lidheshin me një rrezik të reduktuar prej 9 përqind.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se aktivitetet artistike të tilla si punimet e drurit, punimet e metaleve, piktura ose vizatimi dhe aktivitetet mendore pasive si leximi i gazetave ose dëgjimi i muzikës, çuan në një ulje prej 7 përqind të rrezikut të zhvillimit të sëmundjes.

“Këto rezultate sugjerojnë se angazhimi në shkrim-leximin e të rriturve, artin krijues dhe aktivitetet mendore aktive dhe pasive mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të demencës” tha ekipi i studiuesve

 

 

 

 

 

 

 

Burimi /rtsh.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top