Lifestyle

March 22, 2018 | 8:00

Holandë, 7 milionë lule në parkun romantik të Keukenhof për ngjarjen unike të botës

Më 22 mars 2018, parku Keukenhof në Holandë, i cili është rreth 35 kilometra nga Amsterdami, rihapet për publikun në edicionin e gjashtëdhjetë e shtatë me ngjarjen  më të madhe të luleve në botë, me temën “Romanticizmi floreal”.

 tulipane

Në një hapësirë prej rreth 32 hektarë lulëzim, çdo vit në pranverë, lulëzojnë më shumë se 7 milionë lule bulboze, duke përfshirë tulipanë (përveç 800 llojeve), trëndafila, zymbyla dhe lule të tjera. Përveç sasisë së pasur të luleve, parku gjithashtu mirëpret 2700 pemë të bukura. Ai ofron një eksperiencë të paharrueshme.

1

Një mozaikë tulipanësh-Tema e Romanticizmit gjendet së pari në mozaikun e madh prej 250 metrash katrorë, për të cilin janë përdorur 50’000 tulipanë, muscari, lloj zymbyli në formë rrushi dhe llamba crocus. Mozaiku do të përbëhet nga 2 shtresa lulesh për të siguruar një lulëzim më të gjatë. Bashkimi i llojeve të ndryshme të luleve, por mbi të gjitha atyre me ngjyrime të ndryshme, gjeneron lindjen e projektimeve të bukura dhe lojërave me ngjyrat. Falë këtyre karakteristikave, parku Keukenhof ka fituar në vitin 2017 çmimin si parku më i bukur pranveror në botë.

Trëndafilat protagonistë-Tema e këtij viti lidhet thellësisht me historinë e parkut, i cili u projektua me romantizëm në vitin 1857 si kopshti më i zbukuruar i Kështjellës Keukenhof. Në kopsht përreth lumit, mes luleve më të mrekullueshme si zymbylat dhe fagus shekullore, nga viti 1950 lulëzuan miliona tulipanë. Dhe jo vetëm, në parkun Keukenhof shpërthimi i trëndafilave të kuq është bukuria më e madhe e ndodhur vitet e fundit, simbol i pasionit e dashurisë. Stina do të mbyllet me Romanticizmin e Parkut Keukenhof, me festivalin klasik të muzikës mes tulipanëve.

keukenhof-gardens-592x444

2

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Tgcom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top