Editorial

July 16, 2018 | 15:48

HOMAZH / Gjovalin Paci, Ilia Terpini, Fadil Hasa… mjeshtra që nuk do vdesin kurrë!

Nga Orjona TRESA

E ç’është njeriu? Një qenie që përpiqet pa fund, krijon habitatin e vet, lufton për të marrë më të mirën dhe e finalizon gjithçka në jetë kur ndahet prej saj. E dhimbshme, por e vërtetë. Kështu është e përcaktuar! Nuk kemi fuqi ta zhbëjmë.

Në një hark kohor të shkurtër, vetëm prej 10 ditësh, humbëm tri personalitete nga më të shquarat e artit shqiptar. Figura të spikatura, që kanë lënë pas një histori të pashlyeshme në kujtesë. E nëse do të ketë dashamirësi për të përçuar punën e tyre në kurrikulat e historisë së artit, padyshim do të kuptohet lehtë se ata do të jenë pjesë e rëndësishme e zërave, pjesë e asaj trashëgimie që lanë gjurmë në personifikimin e atij arti që përfaqësonin.

Gjovalin Paci, 52 vjeç, piktor i lindur në Razëm,  me origjinë të largët nga Pacët e Firences

Gjovalin Paci,
52 vjeç,
piktor i lindur
në Razëm,
me origjinë
të largët
nga Pacët e
Firences

Gjovalin Paci, piktori i njohur nga mbi Shkodra u nda nga jeta në 7 korrik në moshën 60-vjeçare. Ai la pas një krijimtari që kuotohet me vlerësimet shumë të larta në tregun botëror. Me origjinë të hershme nga Firence e Italisë, ai është pinjoll i familjes italiane Paci, emigruar para qindra vitesh në Razëm. Ishte vendi që vetë Gjovalini e adhuronte dhe ku kish zgjedhur më herët të vendosej pas largimit nga kjo jetë. Me një fëmijëri aspak komode, Paci hyri në rrugën e artit si një mundësi për të shpërthyer nga vetja vërshimin e një shpirti të pasur dhe plot nerv krijues. Gjovalin Paci është ndër të parët piktorë nga Shqipëria që ekspozoi punët e tij në Galerinë e Komisioni Evropian në Bruksel i prezantuar në teknikën e akrilikut të pjekur me portretin dhe motivin e Nënë Terezës. Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë realizoi ekspozitën “Skënderbeu kalorësi i Lirisë dhe Simbol i Bashkimit” në Muzeu Historik Kombëtar me 100 portrete nga Heroi Kombëtar shqiptar.

nene-terezaEkspozita më e fundit ishte ajo në 21 prill i cili përkoi me vitin e heroit tonë kombëtar Skënderbeu, por që në fakt ishte një skedar që kish kohë që bluhej. Brenda një gjashtëvjeçari pune të pandërprerë, intensive, mes kërkesash e punimesh porosi, ai gjeti kohën për të realizuar një dëshirë të ngjizur herët. 80 punimeve në variacione ngjyrash, formash, peneli dhe spatule, të cilat sollën një hero të arrirë kombëtar me të gjitha elementët si e sheh një artist.

gjove

Ilia Terpini, personaliteti që nuk u kursye aspak para pasionit që shënjoi një jetë dhe profesionin. Një artist i çmuar që ua trashëgoi artin jo vetëm dy djemve të tij, por edhe brezave të tërë të rinjsh.

llui

Ilia, ky mik e bashkëpunëtor i pashembullt, që i bëri të gjithë të buzëqeshin para kamerës apo aparatit fotografik, duke dhuruar po aq herë pozitivitet dhe mbresa për këdo që e ka njohur. Ilia Terpini, ky personalitet i historisë së kamerës e fotografisë shqiptare u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, në Paris.

ilia_terpini_-_operatorTerpini lindi në një mjedis artistësh në Hoçisht të Korçës dhe gjithçka do të ndryshonte në jetën e tij kur i ra në dorë një aparat fotografik . “Ishte një italian që ma dhuroi. Ky ishte shkaku që mua më hyri në gjak fotografia dhe paralel me këtë fillova pak me vizatimin”,do të shprehej ai kohë më parë. Terpini ishte pasionanti i palodhur që e shihje në çdo ngjarje artistike në kryeqytet.

ilia-terpini-ndricim-xhepa

Kamera e tij ka realizuar prodhimet kinematografike më të suksesshme para viteve 90-të si filmin “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronc”, “Mësonjëtorja” apo “Flutura në kabinën time” . Kritika e quajte gjithnjë si poetin e ekranit për mënyrën sesi kamera e tij arrinte të fokusonte detajet.

Fadil Hasa na ka bërë të qeshim pa fund në gjithë krijimtarinë e tij artistike, ndërsa sot do t’i shohim me një sy më keqardhës, sepse ai tashmë nuk është në këtë jetë.

fadil-hasaPas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri, aktori i njohur i humorit Fadil Hasa ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”, ndërsa kishte marrë 4 herë titullin “Artisti më i mirë”. I lindur më 1940, Fadil Hasa ka luajtur një numër të madh rolesh në skenë dhe kinematografi, duke shenjuar historinë e humorit dhe komedisë shqiptare. Hasa ka luajtur rolin emblemë të “Mao ce Dun”, në vitin 2007, rol ku ka marrë edhe titullin “Aktori më i mirë”.

fadili-rolRolet e tij i kanë dhënë një vlerësim nga publiku, nga mënyra sesi aktori Hasa trajtonte problemet e shoqërisë shqiptare me nota humori. Ka interpretuar role të ndryshme në komedi, skeçe, parodi e pantonima, dialogë e forma të tjera të humorit.

radioPër publikun shqiptar të njohura janë disa role si: Lushi në “Sheqer, sheqer” ; Rrema tek “Or ti i kshillit”; Hamdia në “Mysafiri i paftuar”; tek monologu “Qyli” etj. Pjesa “Dajrja”, krah kolegut Muharrem Hoxha, mbetet e paharruar, e po kështu edhe të tjera pjesë, si “Tekniku i lavatriçes”, “Tungjatjeta pelivan”; apo grimca humoristike, të cilat shfaqeshin për natën e fundvitit në ekranin e televizionit publik shqiptar, mbeten edhe sot, si perla të humorit.

fadiliKa marrë pjesë në disa telenovela të realizuara mbas viteve 2000 ndonëse pa pasur suksesin e dikurshëm si “Opingat e Sheros”; “Trapi i vjetër” (2005); “Lutja e dashurisë” (2005). Ka luajtur edhe në filma artistikë si: Zëvendësi i grave (1987) roli i Shabanit; Mao Ce Dun (2007) roli i Hekuran Romalinit; Kronikë provinciale (2009). Vendlindja e tij është Kruja, por ai njihet nga të gjithë si Fadili i estradës së Durrësit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top